Hezbollahu ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke deklaruar se është Izraeli ai që po shkel armëpushimin në Liban.

Në një deklaratë të shpërndarë në Telegram, grupi libanez paralajmëron për “rrezikun ekstrem” të përfshirjes së autoriteteve libaneze në një marrëveshje dypalëshe mes SHBA dhe Netanyahut, për të cilën thotë se Libani nuk ka pasur asnjë rol.

Sipas Hezbollahut, “vazhdimi i rezistencës kundër pranisë së armikut izraelit në territoret tona të pushtuara dhe bombardimi i vendbanimeve të tij në veri të Palestinës së pushtuar janë përgjigje legjitime” ndaj shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit.

Në deklaratë theksohet se zgjatja e armëpushimit për disa javë duhej të sillte ndalimin e sulmeve, por “në vend të kësaj, Izraeli ka intensifikuar agresionin”, përfshirë bombardimet dhe shkatërrimin e shtëpive në jug të Libanit.

Hezbollah paralajmëron se do të vijojë të përballet me sulmet izraelite, duke shtuar se “rezistenca është e pranishme dhe e gatshme të mbrojë tokën dhe popullin e saj”.


Lajmi kryesor:

Bisedimet me Iranin, Trump: Do të marrim 'pluhurin bërthamor'! Presidenti amerikan zbut tonet ndaj Kinës: Nuk jam i zhgënjyer, por mund të bënin më shumë!