Foto:Wafiq Safa

Hezbollahu ka kërcënuar se do ta godasë rëndë Izraelin, veçanërisht me dronë.

"Na presin surpriza, veçanërisht me dronë. Jemi përgatitur për një luftë të gjatë kundër pushtuesve sionistë", tha Wafiq Safa, anëtar i Këshillit Politik të Hezbollahut.

Ai shtoi se pas luftës, ne do të detyrojnë qeverinë të tërheqë vendimin e saj për të ndaluar aktivitetet ushtarake të Hezbollahut.

“Ne do ta bëjmë këtë sido që të jetë”, theksoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta, Trump dhe Starmer diskutojnë për hapjen e Hormuzit, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë paralajmëron krizën: Asnjë vend s’është imun