Hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare, 10 Lekë, emetim i vitit 2023

Hidhet në qarkullim monedha metalike shqiptare, 10 Lekë, emetim i vitit 2023

Monedha 10 Lekë, emetim i vitit 2023

Banka e Shqipërisë njofton publikun se duke filluar nga data 28 maj 2024 do të hidhen në qarkullim, monedhat metalike shqiptare me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023.

Rishtypja e monedhave metalike shqiptare me kurs ligjor, me vlerë nominale 10 Lekë, është miratuar me vendimin nr. 2, datë 18.1.2023, të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në mbështetje të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Monedhat metalike me vlerë nominale 10 Lekë, emetim i vitit 2023, kanë të njëjtën përbërje, pamje, përmasa dhe peshë me emetimin e fundit të kësaj prerjeje. Ndryshimi nga emetimi i fundit qëndron tek viti i emetimit i shtypur në trupin e monedhës metalike, i cili në monedhat e reja do të jetë “2023”.

Nga data 28 maj 2024, monedhat metalike me vlerë nominale 10 Lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2023, do të përdoren si mjet pagese paralelisht me të gjitha monedhat metalike ekzistuese në qarkullim të kësaj prerjeje, emetime të viteve të mëparshme.

Monedha 10 Lekë, emetim i vitit 2023

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 14/05/2024 10:06

    Ja futem edhe euros me kete monedhe or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Bosi: 15/05/2024 02:14

      Nuk te bohet mi prish se qengen per zbukurim nja 1 vit sa te nxihen ????????

    • Or teeejjj: 14/05/2024 10:33

      Me shume e ka koston e prodhimit kjo monedha 10 lekshe se e ka vleren or tejjj Na myti inflacioni

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Me kalimin e ditëve...dëshira për hakmarrje rritet...çfarë thonë yjet për ju sot

Me kalimin e ditëve...dëshira për hakmarrje rritet...çfarë thonë yjet për ju sot