Një pushues nga Burreli ka pësuar një dëmtim të rëndë teksa po lahej në plazhin e Ksamilit. Një zhytje e gabuar në det ka sjellë dëmtimin serioz të shtyllës kurriroze të 43 vjeçarit, i identifikuar si shtetasi Defrim Valteri.

Burri në momentet e zhytjes ka hasur në një shtresë rëre e për pasojë ka pësuar thyerje të shtyllës kurrizore.

Ndihma e parë është dhënë në plazhin e Ksamilit, ndërsa më pas 43 vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Tiranës.


(Pushuesi duke marrë ndihmë mjekësore në spital)