Hidhet shorti i Europa League
Partizani përballë Krasnoda

Hidhet shorti i Europa League<br />Partizani përballë Krasnoda
Skuadra ruse Krasnodar është pengesa e Partizanit për të hyrë në fazën e grupeve të Europa League. 

Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës ka vënë përballe Partizanit rusët e Krasnodar në fazën play-off të Europa League. 

Sido që të shkonte shorti kryeqytetasit do kishin një rival të fortë pasi edhe Krasnodar megjithëse ka 8 vite që është formuar ka një ecuri të jashtëzakonshme në Kupat e Europës ku sezonin e kaluar ka luajtur edhe në fazën e grupeve.

Krasnodar-Partizani është ndeshja e parë që do luhet më 18 gusht në Rusi ndërsa ndeshja e kthimit një javë më pas në “Elbasan Arena”. 

Skuadra tjetër shqiptare që merr pjesë në play-off e Europa League, Shkëndija e Tetovës do luajë ndaj belgëve të Gent.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk