Higuain njofton tërheqjen nga futbolli mes lotësh (VIDEO)

Higuain njofton tërheqjen nga futbolli mes lotësh (VIDEO)

Gonzalo Higuain

Pas 17 vitesh karrierë dhe 16 trofeve të fituar me disa klube, Gonzalo Higuain ka vendosur të tërhiqet nga futbolli në moshën 34 vjeçare. Fundi i sezonit në MLS amerikane me Inter Miami do bëjë që sulmuesi të largohet nga futbolli i luajtur.

Nëpërmjet një konference për shtyp nga Shtete e Bashkuara, Higuain ka njoftuar se këta do jenë muajt e tij të fundit në fushë. Argjentinasi nuk i mbajtur dot lotët në fundin e fjalimit, me familjarët që kanë qenë të pranishëm.

I gjithë klubi i Inter Miami që është në pronësinë e Devid Beckham i ka rezervuar Higuain një pritje të ngrohtë, me lojtarët që kanë qenë të pranishëm në fjalimin e 34 vjeçarit. Në karrierën e tij, Higuain ka luajtur me klube si River Plate, Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan, Chelsea dhe në fund me Inter Miami në SHBA. Në sezonin 2015-16 Pipita u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A me Napolin, duke shënuar 36 gola.

 

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut