Himara në zgjedhje më 4 gusht, KQZ cakton fletën e votimit: Tavo i PS-së i pari, i dyti Gjikuria i BF! Dule në Gjykatë Administrative kërkon pezullimin e dekretit
Vangjel Dule ne gjykaten Administrative, 26 korrik 2024
Tirane- Himara do të shkojë në zgjedhje më 4 gusht për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. KQZ miratoi sot fletën e votimit. Shorti ka përcaktuar se numri 1 në fletën e votimit do të jetë kandidati i propozuar nga PS, Vangjel Tavo dhe numri 2 do të jetë kandidati i propozuar nga koalicioni “BF”, Petraq Gjikuria.
Ndërkohë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule dhe avokatja e Fredi Belerit Klodiana Gjyzari ndodhen në Gjykatën Adminstrative ku kanë dorëzuar padinë për shfuqizimin e dekretit të presidentit për zgjedhjet e pjeshme në Himarë. Ata kërkojnë sigurimin e padisë që të pezullohet dekreti derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar
Do monitorohet me kamera
Në zgjedhjet e datës 4 Gusht 2024, në Vendin e Numërimit të Votave do të vendosen kamera regjistruese dhe monitorë (ekrane), për regjistrimin dhe shfaqjen e fletëve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave. Vendimi u mor nga Komisioni Rregullator i KQZ-së me pesë vota pro
Kamerat me rezolucion të lartë instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi. Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore, ruhet në media elektronike dhe dorëzohet në KQZ së bashku me materialet e tjera zgjedhore.
Gjithashtu, do të përdoren sistemet e transmetimit video në kohë reale të monitorimit të numërimit të votave nga çdo vend i numërimit të votave, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shorti ne KQZ
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.9%
-
Jo
65.1%
-
Nuk e di
8%
Vota total: 2765
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë, KSHZ regjistron koalicionin “Bashkë Fitojmë”! I përbërë nga 10 parti politike
25 Korrik, 14:28
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Berisha bashkë me Metën, Dulen e Ndokën, koalicion përballë PS-së në 4 gusht
24 Korrik, 14:39
-
Ylli Pata: Çfarë fsheh mosregjistrimi i PD-së në Himarë?
22 Korrik, 19:43
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji: Partitë afat regjistrimi deri 22 korrik! Opozita nis fushatën elektorale, Gjikuria: Krenar që aderoj në Federatën Panepiriote
17 Korrik, 19:43
-
Zgjedhjet në Himarë, sekretari i Omonia-s për Report Tv: Rama zgjodhi Tavon se nuk kishte tjetër! Mane: Kandidati i PS do sjell bashkim dhe jo përçarje
17 Korrik, 18:58
-
Zgjedhjet në Himarë, Kolegji Zgjedhor: KQZ të paraqesë projektvendim të ri për afatet
17 Korrik, 14:55
-
PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë
15 Korrik, 09:58
-
Qeveri teknike? Vjen reagimi i parë nga PS, deputeti Metaj për Report Tv: S'kemi kohë për kapriçot e opozitës
12 Korrik, 17:40
-
Qeveri teknike? Meta: Duhet t'ia imponojmë Ramës këtë kërkesë e shumë të tjera! Hesht për kandidatin e Berishës në Himarë
12 Korrik, 12:38
-
Kandidatura e Petro Gjikurisë, kryetarja e PD në Himarë për Report Tv: Jemi anashkaluar, s’mund të emërojnë kandidatë pa u konsultuar me ne
12 Korrik, 12:29
-
Ylli Pata: Pse Berisha është i fiksuar me 'panepiriotët e Himarës'?!
10 Korrik, 20:52
-
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria kandidati i opozitës! Aktivisti i helenizmit në SHBA, mbrojti Belerin në protesta
10 Korrik, 16:52