Kandidatura e Petro Gjikurisë, kryetarja e PD në Himarë për Report Tv: Jemi anashkaluar, s’mund të emërojnë kandidatë pa u konsultuar me ne

Partia Demokratike e Himarës ka dalë kundër vendimmarrjes së partisë për zgjedhjen e kandidaturës së Petro Gjikurisë si kandidat për zgjedhjet e 4 kushtit në Himarë. Kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani në një intervistë për Report Tv shprehet se dega që ajo drejton është shpërfillur dhe nuk është marrë mendimi i tyre për përzgjedhjen e kandidaturës.

Për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Dhimojani shprehet se qëllimi është të fitohet Bashkia e Himarës dhe jo të emërohen kandidatë pa konsultim.

“Nuk mund të vijnë sot në një situatë ku shohim që përballë kemi një pushtet që s’respekton ligjin, dhe vendos në mënyrë të kundërligjshme zgjedhjet në Himarë me urgjencë, të kemi këtë lloj reagimi. Është moment deciziv, duhet kuptuar që askush nuk mund të përfillet. Qëllimi ynë kryesor është të fitohet bashkia e Himarës, jo për të emëruar kandidatë minimumi pa marrë mendimin”, tha Dhimojani për Report Tv.

Dhimojani thotë se nuk është kundër kandidaturës së Gjikurisë, por sipas saj konsulimi duhet të ishte i drejtëpërdrejtë me degën e PD në Himarë, pasi është ajo që mban peshën kryesore të fushatës.

Kandidatin e importuar e kemi nga PS. Gjikuria është himarjot, nga fshati i Dhërmiut, Jeton në SHBA, ka qenë aktiv në problematikat dhe mbrojtjen e interesave të Himarës. Ka qenë me dyer të hapura për komunitetin, nuk është i panjohur për ne. Është një alternativë dinjitoze për komunitetin tonë, është alternativë fituese. PD e mbështet kandidaturën.

Unë si drejtuese dege dua të theksoj edhe njëherë, i kam hyrë politikës me parimin e vërtetësisë, duhet të heqim dorë nga këto mënyra, mosdiskutimi dhe moskoordinimi, se pasojat vijën tek komuniteti i Himarës. Duhet të ishte menduar mirë nga drejtuesit e koalicionit para se të bëhej një veprim i tillë, konsultimi duhet të ishte i drejtpërdrejtë.

Kryetarja e degës së PD foli edhe për emrat e tjerë që janë përfolur si kandidatë, por PBDNJ dhe PD zgjodhën Petro Gjikurinë.

Kam shprehur angazhimin tim, ndër emrat e tjera ka qenë edhe Skerdjan Dhuli, ka pasur shumë njerëz të tjerë që kanë qenë aktivë, ka qenë djali i Belerit. Ne s’jemi kundër emrit dhe kandidatit. Unë si drejtuese e degës dhe strukturat e PD nuk duhen anashkaluar. Jemi në një fushatë decizive në Himarë.  

Petro Gjikuria, një shqiptaro-amerikan, minoritar grek, dhe biznesmen i njohur do të jetë kandidati i opozitës për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Himarë më 4 gusht.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë