HIMARE - Himarjotët do ti nënshtrohen një regjistrimi të pasurive të tyre të paluajtshme në zonën kadastrale të Dhërmiut.

(Ne foto njoftimi i plote i bashkise se Himares per regjistrimin e ndertesave)
Një njoftim i Bashkisë së Himarës për regjistrimin e ndërtesave në zonën kadastrale të Dhërmiut ka shfaqur shqetësimin e banorëve të zonës në lidhje me këtë çështje.
Banorët janë të shqetësuar pasi përveç faktit që kanë fare pak kohë për të bërë regjistrimin e më pas verifikimet ata kanë mangësi në dokumentacion por një pjesë e tyre janë edhe jashtë Himarës apo jashtë shtetit.
Banorët të shqetësuar kanë nisur një sërë pyetjesh për kreun e Bashkisë së Himarës, Jorgo Gore në mënyrë që të qartësoheshin për të gjithë procesin e regjistrimit.
Në një lidhje direkte me A1report, kryetari i bashkisë së Himarës ka sqaruar se për këtë rast ka një gjithëpërfshirje të grupeve të punës për mbarëvajtjen e procesit të verifikimit të të gjitha ndërtesave në këtë zonë. Sipas Gores regjistrimi i banesave bëhet me qëllimin që të vilen taksat vendore dhe kjo është një detyrim ligjor i njësive vendore.
Përsa i përket afateve të vendosura Gore thotë se taksimi është i përvitshëm dhe për këtë nuk ka nevojë që të shpallen afate të gjata. “Bashkia Himarë e ka tashmë një pasqyrë të regjistrit të banesave, por çdo vit bëjmë verifikime për të parë nëse ka ndryshime,”- thotë kryetari i bashkisë.
Mungesa e dokumentacionit është një problem edhe në Himarë por kjo sipas Goros në Himarë është edhe më e theksuar pasi ka banesa të ndryshme, duke nisur nga ndërtimet para vitit 1993 dhe deri tek ato pas 1993.
Një nga shqetësimet e banorëve ishte edhe mospublikimi i listave por për këtë Goro tha se listat janë të publikuara dhe çdo banor mund të shkojë e ti kontrollojë, por ai ka detyrimin që të bëjë verifikime çdo vit.
Përsa u përket banesave që nuk kanë dokumentacionin për të bërë të mundur verifikimin ose taksimin, kreu i Bashkisë së Himarës tha se banesa do të regjistrohet dhe më pas në momentin që do të dalë pronari ai do të paguajë taksat edhe për vitet e tjera.
/Shqiptarja.com