Një shtëpi ka marrë flakë në fshatin Piqeras, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga flakët.
Mësohet se shtëpia i përket N.Th, i cili jeton në Greqi, ndërsa në momentin e zjarrit, në banesë ka qenë motra e tij, L.Th, e cila është me probleme mendore.
Shkaku i zjarrit dyshohet të kenë qenë disa qirinj që L.Th kishte ndezur.
Si pasojë e flakëve janë djegur dy katet e para të banesën tre katëshe, ku për fikjen e zjarrit janë angazhuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe zjarrfikësit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.08.2017 rreth orës 08: 30 Salla Operative e Komisariatit Himarë, njoftohet nga një telefonatë se në fshatin Piqeras është duke u djegur një banesë (shtëpi) tre katëshe, në pronësi të shtetasit N.Th., aktualisht banues në Greqi.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sëbashku me grupin e FNSH-së dhe me ndihmën e zjarrfikses kanë arritur të bëjnë të mundur shuarja e flakëve të zjarrit në banesë.
Nga hetimi paraprak i policisë, ka rezultuar se në këtë banesë jetonte shtetësia L.Th., motra e shtetasit N.Th., ( e cila është me probleme mendore), dhe dyshohet se banesa ka marrë flakë si shkak i disa qirinjëve që kjo shtetase të ketë ndezur brënda në banesë.
Si rezultat janë djegur dy katet e para të banesës, dhe nuk ka të dëmtuar.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com