Himarë/ U denoncua për ndotje në ujërat e plazhit Potam, policia kufitare qetëson pushuesit: Nuk janë as ujëra të zeza, as shkarkime nga anijet

Në një video të publikuar dy ditë më parë, denoncohej se në ujërat e plazhit Potam në Himarë kishte ndotje uji, teksa pushuesit hidhnin dyshime për vaj të derdhur nga anijet.

Mirëpo nga inspektorati i Mjedisit dhe Bashkia Himarë në bashkëpunim me policinë kufitare që kanë marrë shumë telefonata nga qytetarë në plazhin e Potamit (edhe sot) ka rezultuar që nuk janë as shkarkime të ujërave të zeza nga bizneset as ndonjë shkarkim nga anijet.

Burime nga policia Kufitare Himarë bëjnë me dije se janë disa alga që në temperatura të larta shkaktojnë këtë ngjyrë në det (i cili nuk ka as erë të keqe) por vetëm merr ngjyre më të turbullt.

 

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë