Himarë/ Vodhën dy turistë gjerman, arrestohet 18-vjeçari, në hetim një i mitur! Policia u rikthen sendet me vlerë

Një 18- vjeçar është vendosur në pranga dhe një i mitur 13-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi u vodhën një shumë parash, tabletë, celularë dhe sende të tjera në automjetin e dy turistëve gjermanë.

Ngjarja ka ndodhur në  plazhin e Lapardhasë, Lukovë informoi sot policia.

Uniformat blu i kanë rikthyer shumën e parave dhe sendet e tjera të vjedhura dy turistëve gjerman, të cilët kanë falënderuar për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar për gjetjen dhe kthimin e sendeve të tyre.

“Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
F. Q., 18 vjeç, banues në Lukovë. Ndërsa për autorin tjetër, 13-vjeçarin, nisi procedimi në gjendje të lirë", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

 

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte

Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, paralajmëron Medvedev: Arsye për shpallje lufte