Ekzekutohet biznesmeni i ndërtimit në Himarë, kushëri i kryebashkiakut Jorgo Goro! Kapet autori nga Tirana: I kam dhënë tokën, s' më dha lekët! Pamjet nga kompleksi që u bë 'mollë sherri'

HIMARË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Himarën mëngjesin e kësaj të shtune. Mësohet se biznesmeni Niko Goro, 51 vjeç, djali i xhaxhait të kryebashkiakut, Jorgo Goro, është ekzekutuar me armë zjarri në shëtitoren e qytetit. Report Tv mëson se Goro u ekzekutua sapo doli nga supermarketi në pronësi të motrës së tij, edhe kjo e fundit e plagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është regjistruar rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë dhe shkak është bërë një konflikt për pronën, pasi autori, 53-vjeçari nga Tirana Kliti Leka pretendon se biznesmeni i ka marrë tokën duke ndërtuar një pallat dhe nuk i ka "dhënë pjesën e tij". Dyshohet se bëhet fjalë për një borxh prej 70 mijë euro, nisur edhe nga dëshmia e Lekës para uniformave blu. "I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time", mësohet të ketë thënë Leka. 

Megjithatë flitet se shkak mund të jetë edhe një marrëveshje e lidhur dy vite më parë ku Leta do t'i vinte në dispozicion tokën që zotëronte në Himarë, mbi të cilën biznesmeni Niko Goro, do ndërtonte pallatin. Në fakt Niko Goro, e ka ndërtuar objektin mbi sipërfaqen e tokës, por nuk ia kishte dhënë pjesën takuese Kliti Lekut. Pjesa takuese ishte përllogaritur në dy apartamente, por Kliti Leka, mendohet se ka marrë vetëm një apartament, megjithatë kjo mbetet për t'u vërtetuar. 

Shpesh mes Goros dhe Lekës, ka pasur negociata dhe gjatë kësaj periudhe 53-vjeçari, e ka ndjerë vetën të mashtruar nga biznesmeni, e për posojë ka shkuar drejt vendimit ekstrem. Ditën e sotme Leka ka zbritur nga makina tip  Volkswagen" të marrë me qira dhe ka qëlluar në drejtim të Goros me kallashnikov 5 herë në drejtim të tij. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, disa km larg në vendin e quajtur Livadhet, është arritur kapja e autorit, ndërkohë që është gjetur arma e krimit, kallashnikovi, por edhe një pistoletë si dhe makina " Volkswagen", 7 vendesh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se autori nuk ka qenë i maskuar dhe ka vepruar i vetëm në krim. Ai është ndalur nga policia teksa mundohej të largohej, por makina e tij ishte lokalizuar shumë shpejt nga policia, pasi dëshmitarët në vendngjarje treguan me detaje karakteristikat e mjetit.

Report Tv ka siguruar foton ekskluzive të Lekës në momentin e arrestimit, teksa shfaqet me kapele dhe pranga në duar.  Leka, pas arrestimit pritet që ditën e nesërme ose të hënën të dalë para gjykatës së Vlorës, për t'u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

1602928670_1602925795klitileka.jpg

Niko Goro me rreth të kuq dhe autori i prangosur

 

Jorgo Goro, kryebashkiaku i Himares

Biznesi i rregjistruar në Qkr ne emrin e Niko Goro

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:14
Ky është momenti i shoqërimit të autorit të vrasjes së biznesmenit në Vlorë! Pasi hodhi çelësat e makinës tentoi të arratisej me çantë në shpinë

Ky është momenti i shoqërimit të autorit të vrasjes së biznesmenit, Niko Goro, nga ambientet e komisariatit Himarë drejt Vlorës.

Report tv mëson se autori nuk ka patur ndërmend te vrasë veten sepse ka lënë makinën, ka hedhur çelësin dhe më pas është fshehur për t'i ikur policisë.

Me një çantë në shpinë në të cilën ka pasur kallashin dhe pistoletën, ka tentuar të ikë me vrap.

Ora 15:19
Pamje nga vendngjarja ku u ekzekutua biznesmeni në Vlorë/ Syzet e rëna në tokë para derës së supermaketit, pllakat e lyera në gjak

Report Tv ka sjellë pamje të reja nga vendi ku u ekzekutua biznesmeni Niko Goro. Siç shihet në këto video, ky para supermaketit në pronësi të motrës së biznesmenit të vrarë, shihen syzet e Goros të rëna në tokë, kurse pllakat janë të lyera në gjakë.

Makina që qëndron pranë supermarketit nuk dihet ende në pronësi të kujt është. Ndërkohë që forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe  vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota.

Ora 12:56
Report Tv sjell foto dhe video, ky është kompleksi që u bë 'mollë sherri' mes biznesmenit dhe 53-vjeçarit nga Tirana

1602931848_banesa.jpg

Kjo është prona që është bërë "mollë sherri" mes biznesmenit Niko Goro dhe Kliti Lekës. Kjo pronë u bë shkak për ekzekutimin e biznesmenit nga 53-vjeçari nga Tirana.

Ora 12:45
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Ky është furgoni që përdori autori, e mbylli me çelës dhe u largua

Ky është automjeti nga ku Kliti Leka qëlloi biznesmenin Niko Goro. Ai u gjet i braktisur në vendin e quajtur "Livadhet". Furgoni është i mbyllur me çelës. 

Ora 11:57
E rrethuar me shiritin 'skenë krimi'/ Ky është vendi ku u ekzekutua kushëriri i kryebashkiakut të Himarës

 

Report Tv me gaztearin Armand Xhelili ka shkuar në vendin e ngjarjes ku u ekzekutua biznesmeni Niko Goro. Siç shihet në këto pamje, ky është supermarketi në pronësi të motrës së tij, pranë së cili u vra 51-vjeçari. Si pasojë e të shtënave me armë, u plagos edhe motra e tij, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në pamje shihet edhe një makinë, por nuk dihet nëse i përket viktimës. 

Ora 11:42
Atentati në Himarë/ Fqinji: Biznesmeni ishte njeri shumë punëtor, s'kishte konflikte

Fqinji e përshkruan biznesmenin e ekzekutuar, Niko Goro si një njeri shumë punëtor dhe i rregullt, duke thënë se mbeti i tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në mes të ditës. Sipas tij, Goro nuk kishte konflikte.

"E njihnim, e kam komshi. Nuk kishte konflikte, ishte i pastër punonte në rregull, të tronditur, në mes të ditës, skandal. Ka një vit që është ndërtuar. Autori nuk e njihja. Nuk di gjë", tha fqinji.

Ora 11:09
Ekzekutoi me kallashnikov biznesmenin në Himarë, 53-vjeçari i 'furnizuar' me armë! I gjendet dhe një pistoletë (FOTO)

1602926154_ARMET.jpg

Uniformat blu njoftojnë se përveç kallashnikovit me të cilin ka ekzekutuar biznesmenin në Himarë, 53-vjeçarit Kliti Leka i është gjetur edhe një armë tjetër tip pistoletë.

"Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se: Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër  armë zjarri  të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin", njofton policia.

Ora 11:01
Me pranga në duar/ Ky është autori që ekzekutoi biznesmenin në Himarë! FOTO-EKSKLUZIVE

1602925473_klintileka.jpg

Ky është Kliti Leka, 53-vjeçari nga Tirana, Kliti Leka që ekzekutoi biznesmenin në Himarë, Niko Goro. Ai është arrestuar nga policia, pak minuta dhe pak metra larg vendit të ngjarjes.

Ora 10:57
'I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët'/ Zbardhet dëshmia e 53-vjeçarit që ekzekutoi biznesmenin në Himarë

1602931848_banesa.jpg

Kompleksi i ndertimit

Report Tv ka zbardhur dëshminë e autorit, Kliti Leka, i cili mëngjesin e sotëm ka ekzekutuar bizmesmenin Niko Goro.

"I kam dhënë tokën nuk më ka dhënë lekët. Po ndërton në tokën time", mësohet të ketë thënë Leka para uniformave blu. Leka është banues në Tiranë, por është nip i një prej pronarëve të tokës dhe për këtë tokë pretendon se e ka të trashëguar.

Ora 10:44
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Pista tjetër e hetimit, konflikti për pronën

1602923276_nikogoro1.jpg

Një tjetër pistë që po hetohet për ekzekutimin e biznesmenit në Himarë është edhe konflikti për pronën. Sipas burimeve, biznesmeni Niko Goro ka ndërtuar pallat në tokën në pronësi të xhaxhait të autorit. Kliti Leka është nipi i pronarit të tokës ku Niko Goro kishte ndërtuar pallatin.

Ora 10:31
Vrasja në Himarë/ Biznesmeni i kishte borxh 53-vjeçarit, 70 mijë euro! Autori i bëri instalimet elektrike në pallat, po nuk u pagua

1602923282_nikogoro2.jpg

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka mëshuar se shkak i këtij konflikti ka qenë një borxh prej 70 mijë eurosh që biznesmeni Niko Goro i kishte Kliti Lekës. Report Tv mëson se Kliti Leka, me profesion elektricist i kishte bërë rrjetin elektrik në pallatin e ndërtuar nga Niko Goro, por ky i fundit nuk e ka paguar për punën e bërë. për pasojë, sherri mes tyre ka agravuar deri në ekzekutimin e 51-vjeçari. Leka e ka pranuar autorësinë e krimit, teksa kjo është pista kryesore në të cilën po heton policia.

Ora 10:24
Krah Damian Gjiknurit dhe kryebashkiakut Jorgo Goro/ Ky është biznesmeni i ndërtimit i ekzekutuar në Himarë (FOTO)

1602923077_NIKOGORO.jpg

Report Tv siguron foton e biznesmenit të ekzekutuar, Niko Goro. Siç shihet në foto ai shihet krah deputetit të PS-së, Damian Gjiknuri dhe kryebashkiakut, Jorgo Goro, njëkohësisht edhe djalit të tij të xhaxhait.

Ora 10:16
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Identifikohet dhe kapet autori! Kush është 53-vjeçari nga Tirana (EMRI)

Identifikohet autori i vrasjes së biznesmenit në Himarë. Ai është Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë.

"Policia  në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G. Si rezultat i reagimit në kohë  dhe ndjekjes së pandërprerë të  autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur "Livadhet",  të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi  Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të  krimit, armë zjarri kallashnikov  dhe automjetin me të cilin u largua autori.  Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Ora 10:12
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Gjendet furgoni dhe arma që përdorën autorët

1602922182_himare.jpg

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili mëson se është gjetur disa km larg vendit të ngjarjes, jashtë Himarws, furgoni që kanë përdorur autorët. Mësohet gjithashtu se është gjetur edhe arma e krimit.

Ora 10:04
Ekzekutimi i biznesmenit në Himarë/ Kapet në Livadh një person, i dyshuar si autor

1602922222_himare.jpg

Arrestohet një person në Livadh, dyshohet se është autor i ekzekutimit të biznesmenit Niko Goro.

Ora 09:52
Policia jep informacion zyrtar mbi ekzekutimin e biznesmeni në Himarë

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi ekzekutimin e biznesmeni në Himarë.

"Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta  në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë  me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç.  Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor  Himarë -  Borsh e Himarë - Vlorë.  Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë. Në vendngjarje  ka shkuar grupi hetimor  dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.

Ora 09:51
Biznesmeni i ekzekutuar në Himarë, kushëri me kryebashkiakun Jorgo Goro

 

Report Tv mëson Niko Goro, është kushëri me kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro. Ai ka në pronësi të tij bar-kafe, vila dhe hotel që mbajnë mbiemrin e tij. Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur e plagosur edhe motra e tij, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

1602921116_JorgoGoror.jpg

Ora 09:29
Detaje nga vrasja e biznesmenit në Himarë/ Autori zbriti nga një furgon, ndërtuesi po dilte nga supermarketi, u plagos dhe motra

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit, Niko Goro në Himarë. Report Tv mëson se autori ka dalë nga një furgon ku ishin katër persona dhe e kanë qëlluar për vdekje, biznesmenin. Ky i fundit ka qenë te supermarketi në pronësi të motrës e tij, ku edhe kjo e fundit ka marrë plagë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dicitur: 19/10/2020 01:04

    Tash token kush e merr ai qe shkoi a ky qe qelloi.

    Përgjigju
  • Shkodrani.S: 18/10/2020 07:54

    Kto jugoret i kane cu kushrinat prostituta neper Europe vrasjet i kane asgje ne krahasim me nderin e familjes ...Veriu dhe katoliket autokton ne kyt vend!

    Përgjigju
    • Jugoret: 18/10/2020 18:54

      Me qen shkodran te tana i ban ..!

    • Sokol Brakaj: 18/10/2020 17:13

      Pse ofendon jugoret ti... Krimi nuk njeh krahine fe apo kombesi... Pak prostituta ka nga veriu rrugeve te evropes ? Kush e ka hak plumbin le ta marre qofte nga jugu apo veriu

    • @Shkodrani. S: 18/10/2020 15:59

      Shko mor zog gomari mor katolik pisanjos. Ju e keni tradite te hereshme incestin brenda familjes dhe pabesine. Kur bete autoktone juve more sklleverit e venedikut. Jua beri mire Enveri qe ju degjeneroi rracen.

    • Leka: 18/10/2020 08:50

      Kan cu dhe veioret sa te dush o figur miriditor shkodran lezhjan, lacian , mamurrzak, pukian

  • Vezhgusi: 18/10/2020 00:16

    Nje OLIGARK me pak,shembull si duhet vepruar per kto trimat ndertues qe tallen me djersen e tjetrin nderkohe nuk din sa leke kane ne gjendje.Gezoje tani ate kompleksin qe ke bere...Te lumt pushka,keshtu e duan kto plera njerez!!!

    Përgjigju
  • Malsori.S: 17/10/2020 23:07

    Nga jane kto nga jugu i kultures nga jugu qe nuk perdorte arme nga jugu i “intelektulve” kriminelet nuk kane origjine o BQ e jugut qe shane verioret...

    Përgjigju
  • Niko: 17/10/2020 22:44

    Nga komente qe lexon ketu,tregohet edhe njeher sa mende e prishur kan shqiptare.prandaj cdo dite ndodhin vrasjet,nje dite nuk do jetoj asnjeri nga juve,sepse dikush do ju vras.keto momente duhet vetem te ngusullonii familjen,sepse nje personi u vra. Nje i cmendur vajti ne burg,edhe perfundimisht nuk fitoj gje,vetem 25 vjet ne burg

    Përgjigju
    • Klementi: 18/10/2020 19:41

      O Debilos, ca lidhje ka kultura ketu o kopetent nga himara. Ne himara qenka djepi i kultures??, po po keni shume kulturë ju nga himara, por nuk paguani as leket per punen e bërë. Hajde kulture hajde.

    • Niko: 18/10/2020 19:00

      Klementi,pa koment tregon edhe njehwr kulturen e kalbur te races tende

    • Klementi: 18/10/2020 16:33

      Ju nga himara jeni rraca me curv qe ka planeti toke.

    • Niko: 18/10/2020 15:27

      Moon per dijenin,ska te bej me lek,ka te bej me nje toke,sepse kushuriri i ketij vrasesi i kishte dhen Nikos per te ndertuar,kushuriri jeton ne Gjermani,quhet Fred Bollano,por fajin nuk e kishte Nikua.vrisni njeri tjetrin edhe pastaj raca jote do shporet avash asvash nga dheu.

    • MOON: 18/10/2020 01:09

      O niko nuk te vret njeri kot, prandaj mos llogjiko ne ate menyre. Ne gjithe boten ndodhin te tilla vrasje. Prandaj nese dikush bene gola apo nese dikush ngacmon, atehere vrasje do ndodhin. Po thuaj, qe ne Shqiptaret e kemi zakon.... i bejme gola njeri tjetrit apo ngacmojme kot pa lidhje sepse per disa u duket vetja i fort. Nuk ta fal lekun,djersen, gjakun asnje, po disa injorant nuk e kuptojne edhe viktima vet e kerkoj me ate veprim qe ka bo. Njerez jemi te gjithe, mendja koker gruri eshte, e mira eshte qe Shqiptaret te jene korrekt me njeri-tjetrin. Shendet Shoku !

  • Iris: 17/10/2020 22:32

    Kur jetoja ne Tirane ne vitet 90',para pallatit tone 5-katesh, ishin nja dy shtepi te vjetra nje-kateshe.Toka kishte pronar qe erdhen ta merrnin,por u ngriten banoret e shtepizave dhe u zune me ta,u be goxha sherr, dhe I perzune.Pastaj, gjeten nje ndertues, qe u premtoi qe do t'ua ngrinte pallat dhe ata do merrnin hyrje falas .Ne kohen e Enverit, aty ishte vendosur qe te mos ngrihej pallat,jo vetem per shkak te kompozimit gjeologjik ,jo te pershtatshem per ndertesa te larta,por edhe se nga qe ishte midis dy pallateve te tjera,joni 5-katesh dhe nje tjeter 3-katesh dhe bllokonte driten,hapesiren,por dhe ishte shume afer me keto pallate.S.d.q ne vitet 90'nuk pyeste me njeri per rregulla e standarte dhe keshtu pallati filloi te ndertohej dhe mbaroi pasi u largova une.Ne mos gaboj duhet te jete 11-katesh.Tani komshijte na kane treguar se banoret e shtepizave perdhese,vertet u kompensuan me apartamente,por ama ndertuesi ,po te perifrazoj/ komshijte e mi/U HENGRI/ne siperfaqe,pra morren me pak metra katrore se sa supozohet te merrnin.

    Përgjigju
  • Alba: 17/10/2020 21:00

    Cfare ka fituar vrasesi ne kete mes .pervec prones qe humbi urdhno burgun perjete.Mendohuni mire o shqipo perpara se terhiqni kembezen e kobures .

    Përgjigju
    • polici: 18/10/2020 11:11

      vrasesi tani mori ne qaf veten por dhe ai biznesmeni mori ate qe meriton.ai qe vrau mund te dali mbas 10-15 vjetesh....ai qe iku nuk vjen me

  • K.Agimi: 17/10/2020 20:37

    Mire ja ka bo i lumt dora

    Përgjigju
  • Populli: 17/10/2020 20:13

    Tani emrin e këtij ta shkruajnë me të madhe te pallati që cdo piszesmen që e mendon fitimin si puna e këtij, të hapi syt mirë sa herë të kaloj te ajo rrugë.

    Përgjigju
  • Admir Bibaj: 17/10/2020 20:05

    Rreziku jot te besh burg per djersen tane, Shum ka qe e lypin plumbin, por e hengshin me rrashte te vet,

    Përgjigju
  • Cun21shi: 17/10/2020 19:40

    Sa ka si puna ketij qe iku..dun djeg me acid ti dali shpirti me siklet se kshu shpeton menjeher..kan lon njerez rrugve e me gjyqe duke shit shpiat 3-4her.thuj mjer cin ze hallo..

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 17/10/2020 19:39

    Nuk ka qene budalla Lek Dukagjini kur ka sanksionuar se "me te marre token asht njisoj sikur me te vra djalin"!! ...

    Përgjigju
  • Alb: 17/10/2020 18:24

    Kur ska dreci ka mete pushka, Kjo ashte drecija ne shqipnin.

    Përgjigju
  • Dashi: 17/10/2020 17:54

    Biznesmenet e ndertimit njesoj gjithandej. Edhe Oliver Ushina ne durres ka shume borxhe. Ne kete dynja do lahen te tera

    Përgjigju
  • Gjytrymi: 17/10/2020 17:26

    Ky bisneqeni iku per lesh,se 70 mije €urot i ka ndare me kushuririn dhe shokun e rilindjes me te cilet ka bere edhe foton e paharrueshme.....kete perceptim ta detyron fotoja dhe tere konteksti.....

    Përgjigju
  • Kajaku: 17/10/2020 17:01

    Te lunte Dora , edhe pushka top

    Përgjigju
  • Armand Lilo: 17/10/2020 16:19

    Te lumte pushka se ndryshe me keta horra ndertues qe nuk ju paguajne hakun te tjereve vetem kjo rruge i zgjidh hesapet. Do thoni ju te tjeret qe ka gjykate dhe prokurori. E shikoni se me cfare horrash te fuqishem shoqerohej ky qe si jepte hakun tjetrit? Ja dilte dot ai me kete drejtesi te koruptuar dhe kete pushtet qe kishte ky qe tani quhet viktime? Dmth ky qe u vra te bridhte me Range Roverr dhe ti shkollonte femijet e tij jashte, ndersa ky qe e vrau ti lere femijet pa buke. Jo nuk funksionon keshtu. Keni trafikantin Armand Lilo ne tirane qe pastron parate e klanit mafioz Xhafa. E dini sa pislleqe te ketilla ka bere dhe ben? Po dhendri i Xhafes qe i jepte lejet? Po ish shefi i urbanistikes se Kasharit Jurgen Memishaj tani me emrin X Plan Studio sa prona kane tjetersuar dhe grabitur? Do presin njerezit e mjere drejtesine perballe ketyre horrave dhe kesaj bande? Une te vjedh, te mashtroj, te grabis se kam pushtet dhe perkrahje? Urdhero kusurin tani.

    Përgjigju
  • koco: 17/10/2020 16:09

    Une jam nga gjirokastra.borxhelinje jane bere problem shume i madhe.Dhe ne ne gjirokaster kemi nje moster. Quhet Gligori Tavo,ky moster ka disa vjet qe u ka ulur koken shume Gjirokastriteve,Tirane dhe ne Greqi.Jane me qindra njerzit qe u ka marre lek borxhe dhe nuk na i kthen.Borxhet e tije qe u ka njerezve eshte i madhe,miljona EURO.Ca te bejme me kete moster ne ? Atij nuk i bene pershtypje fare,me bredhe me makina lluksi,dhe ne presim lekek.Si i lejon shteti kete moster qe kane falimentuar shume njerez.Ky mashtruse duhet izoluar.Po e gje po them i sigurte qe dhe ky moster fatin e Nikos ne Himare ka.Durimi jone e ka nje kufi. Te lumte dora vella , nje steke cigare ne muaj e ke nga Gjirokastra.

    Përgjigju
    • vjeshta: 17/10/2020 21:11

      Koço, na vjen keq por shteti nuk merret me borxhet tuaja. Herë tjetër lekët në bankë. Më mirë pak e saktë! Ju uroj fat të gjithëve ju!

    • sapa: 17/10/2020 18:09

      O Koco shtet nuk ka dhe nuk do te kete te pakten per nja 50 vjet jo ,me vone si dihet.Nga i ashtuquajturi shtet mos prisni gje.Pse eshte mdonje problem i madh qe ju qe keni probleme me te te bashkoheni dhe te gjeni zgjidhjen?a ka ai njeri familjare qe i dhimbsen?ka sa te duash zgjidhje!kur keni humbur kaq leke humbni edhe pak se bashku dhe hiqjani koken se pari familjareve te tij nje nga nje.Rruge tjeter ne vendin e krimit shqiperi nuk ka.

    • @Koco: 17/10/2020 17:47

      Cfare e ka Vangjelin ky Gligori? Mos i ka lene parate tuaja ne fushatat e LSI hahaha

  • Llambi USA: 17/10/2020 15:58

    E kam nga zona Nikon,Ishte fryre pak kohet e fundit.E mori ate qe i takonte

    Përgjigju
    • Populli: 17/10/2020 20:15

      Dihet ajo fryu fryu në fund do plasësh... Vetëm se ky nuk plasi vet, ja plasi tjetri në surat.

  • Himarioti: 17/10/2020 15:36

    O komshija I Nikos! Jam dakort me ty se Nikua paska qene shum puntore ! Por edhe ai vrasesi nuk paska qene me pak puntore dhe gjith ate pune qe I paska bo Nikut she Niku tja haje djersen e tij sikur nuk shkon o komshij.

    Përgjigju
    • altini: 18/10/2020 11:24

      ne Shqiperi te vdekurin nuk e shajne e te gjithe thone ishte i mire puntor e nuk kishte probleme sikur komshiu shkon i thote qe kam probleme por nuk e dine te gjithe por po te them ty si komshi qe te kam....kjo eshte llogjika e shqiptarit

  • anonymous: 17/10/2020 15:12

    te lumshin duart

    Përgjigju
  • Bregu: 17/10/2020 15:01

    Ne zonat bregdetare ka shume probleme pronesie dhe per kete faji eshte i shtetit. Nuk ka mbetur minister apo politikan, pa marre vila ne bregdet duke i dhene leje ndertimi disa oligarkeve pa sqaruar pronesine se ku ndertojne

    Përgjigju
    • Une: 17/10/2020 19:13

      O Papi nuk ka ca te bej avokati dhe as gjykata nese njerezit marrin e japin para me fajde si me 97 nuk zune mende.. Pallatet ne shqiperi behen ne te zeze or mik me jep token te jap apartamentin dhe dyqanin pastaj dalin 100 pronare toke e hajde merre vesh me firma fallco e me te cmendur qe nuk marrin veshe.. Mos kujtoni se e kane te lehte dhe ndertusit.. Pastaj zihen e vrihen e kerkojne shtet. Prandaj bota e qyteteruar ka AVOKAT dhe noter nuk jane kot. Beje kontraten ne rregull me avokat, kaloji parate ne banke e paguaj taksat dhe pastaj edhe sikur me Jezu Krishtin te dalin foto nuk kane cfare te te bejne edhe ne varr te jesh firmen nuk ta heq kush. Per nje firme i ka ik koka mbretit dhe presidenteve apo kryeminsyrave ne Evrope e jo me politikane shqiptare.

    • Papi: 17/10/2020 18:23

      Avokat kunder kujt kunder ketij qe rri me ministra? Je ne vete shoku ... me keta tipa e zeza ne gjyq behet e bardhe i sheh lidhjet politike ne cfar niveli jane?

    • Une: 17/10/2020 16:57

      Ore shteti ka faj, por njerezit kane me shume faj se ja fut vellai vellait apo motres duke fallsifikuar firma e paguar gjykates per pronat.. i bejne marreveshjet ne te zeze qe te vjedhin shtetin dhe kur ju ngel bytha keq kerkojne shtetin. Beji kontratat me avokat, paguaj taksat dhe nuk te bie kush ne qafe. Nuk jane budallenj bota qe kerkojne firme per cdo gje , vetem ne shqiperi ende primitivet kerkojne bese dhe kanun.

  • Ops: 17/10/2020 14:52

    Te lumte dora vella , nje steke cigare ne muaj e ke nga u e

    Përgjigju
  • Miri: 17/10/2020 14:44

    Pushka top o trim

    Përgjigju
  • Une: 17/10/2020 14:36

    Mos shkruani kot kur nuk e dini te verteten. Nje njeri u vra ka lene familjen pas. Ne shqiperi nuk ka drejtesi pasi nese ke kontrate e zgjidh fare mire ne gjykate. Ne Shqiperi njerezit i bejne marreveshjet ne te zeze ne kafene pa kontrat dhe pa avokat sepse duan te vjedhin shtetin e mos te paguajne taksa dhe pastaj zihen e haen me njeri tjetrin. Sido qe te jet nje prone kthehet apo kompesohet por jeta e tietrit jo

    Përgjigju
    • taljoni: 18/10/2020 11:27

      e la familjen mbrapa por nuk do vuajne per buke se milionat i ka familja e bashke me leket e ketij qe i futi plumbin....ti jepte hakun nuk do hynte ne dhe

    • Goni: 17/10/2020 17:52

      Nuk zgjidh gje gjykata...ta them per eksperince

  • Toni: 17/10/2020 14:29

    Ta gezoje pronen tani ky Gorua, nuk i mbahet haku tjetrit o pseudo-biznesmena, kur nuk funksionon shteti e gjykatat keshtu ndodh, me vjen keq per kete te shkretin qe do beje burg per nje plehre.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 17/10/2020 14:28

    Ndaj u kam dhene armet me mbrojt nder familje prone e kanun

    Përgjigju
  • Nik Maloku: 17/10/2020 14:16

    Or taj je ne Albanistan Vri ose te vrasin Honkshit kokat

    Përgjigju
  • sapa: 17/10/2020 14:16

    Cdo njeri qe ka bere keq ne vendin e krimit shqiperi do ta paguaje patjeter sa do vone qe te jete dhe ska zot qe e mbron!

    Përgjigju
  • Shkodra: 17/10/2020 14:02

    Kti i lumt pushka! Te bajn shembull ata shkerdhatat tjer si bajn si ky.. dojn mu pasuru me djersen e tjerve! Haram gjithkujt kush ja merr hakun tjerve! Asht ne bibel e ne kuran paguja hakun qe ke. mos vjidh!

    Përgjigju
  • Cadra pistolet: 17/10/2020 14:01

    Ti gezosh paret o Niko !

    Përgjigju
  • Hej njerez: 17/10/2020 13:57

    Mblidhni mendjen, mos u bini njerzve ne qafe. Ftillohuni dhe tregohuni te drejte, cdo kush te marre ate qe i takon. Viktima sot te jete shembull per barbonet e parelinjte e tjere qe duke bere lek ne kuriz te te tjereve ju duket vetja mbret.

    Përgjigju
  • Bruno: 17/10/2020 12:53

    Pse edhe ata qe vjedhin toka, 'Biznesmen' quhen ?

    Përgjigju
    • altini: 18/10/2020 11:34

      e kur vjedh shum fare behesh dhe oligark...ky esht niveli i biznesit ne Albanistan

    • Shllaki: 17/10/2020 13:49

      Sigurisht qe po. Sa me shume te vjedhe toka, aq me profesional behesh si biznesmen! E ke te garantuar nje PPP po ece ne kete rruge.

  • lola: 17/10/2020 12:45

    nese veretet e ka vrare per keto aresye dhe ka qene ne te drejten e tij bravo i qofte qe shum t tjere t marrin mend mos bej gjera t tilla ne djersen e tjeterit ku ne kohen e sali rrumpalles punoje dhe s merrje rrogen duhej t vriteshe me pronarin per leket e tua tani t pakten rrogen e marrim

    Përgjigju
    • opsi: 18/10/2020 11:40

      per ty 2 steka cigare i ke nga une e sufllaqet nga shqupi.hec aty grupo se ja hodhe

    • Ops: 17/10/2020 14:53

      Rilindja , dhe per kete saliu e ka fajn , put rrace m...

  • Ehh: 17/10/2020 12:38

    Nuk esht e leht te han leket qe te takojn . Gjith lufta ne bote per lek po behet

    Përgjigju
  • Tirona: 17/10/2020 12:33

    Eshte populli i keq shum himara e shikojm kur vemi qe bejm pushimet sjellje rrugacerie popull bandit e kan mendjen vetem per te vjedhur maskarenj te medhenj jan ..problemet me te medhaja ne shqiperi nga keta horra na vijn ..fat i keq i shqiperis qe kemi keta njerez te flliqur..

    Përgjigju
    • turisti: 18/10/2020 11:45

      per turizem veror kur shkon ne jug duhet te kenaqesh me ate qe te ofrojne se te kritikosh apo kerkosh te kesh dicka me shume gjene a pare duhet te paguash me shume se sa esht normale e te shohin dhe me inat....pa kulture e nuk mendojne qe keshtu largojne turista. per mos te fol per cmimet qe si me qene ne greqi e spanje.fuck of

    • Demi: 18/10/2020 00:21

      Shume e drejte

  • Himara: 17/10/2020 12:08

    Vetem kshu me vetgjyqsi do shkoi haku te i zoti, Ska zgjidhje te mesme! Po ky mire qenka trim, se tjeret jane pa gjak ka 30 vjet qe i perdhunojne..

    Përgjigju
  • Himara: 17/10/2020 11:20

    Do ngrihet greku dhe do e shpalli Hero viktimen

    Përgjigju
    • Daku: 17/10/2020 13:45

      Jo jo se Gorot i shpalli armik greku

    • Hahahahaha: 17/10/2020 12:04

      Fiks

  • Alidems: 17/10/2020 11:17

    Ali Deeemiii....

    Përgjigju
  • Beluli: 17/10/2020 11:16

    Per 70 mij euro iken per lesh biznesmensi ne Shqiperi. Nuk them mire ja beri por Jane mesuar disa biznesmena qe nuk paguajne puntoret e punet e borxhet.filloni e mesoni qe kur keni para nuk jeni te pa prekshem e keni kapur qiellin me dore. Ngushellime familjes e ky qyqari mbylli dhe jeten e vet per borxhin

    Përgjigju
  • Tirona: 17/10/2020 11:08

    Mire ja bere pleres , kshu e meritojne sh 'pisnesmene' gjakpires qe vetem mashtrojne e nuk te japin as hakun e as djersen qe te takon . Kemben zvarre per gjithe llojin tend...

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/10/2020 10:45

    Vrasesi te denohet,po 70 mije euro duhet ti jepen patjeter dhe sa me pare,nese do behet drejtesi.

    Përgjigju
  • Bes: 17/10/2020 10:44

    Po eshte kjo arsyeja mire ja ka bere e paska kerku vet hapje by..esh me 100prona nuk paguan sherbimet e djersen e tjetrit nuk i jep hakun qe i tako. per ket rast po mvjen keq per autorin.

    Përgjigju
  • rini: 17/10/2020 10:38

    keto nuk jane biznesmena por BYLMEZMENA

    Përgjigju
    • Staplerfahrer: 17/10/2020 13:03

      Jan pisnezmena

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Hazhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Hazhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë