Himarë/ Zaptohet Gjiri i Krorëzës, ndërtuan 12 beach bare pa leje! 12 persona nën hetim! Sekuestrohen 300 çadra dhe 480 shezlongë

Policia në Himarë, ka proceduar ditën e sotme, 12 persona pasi zaptuan hapësirën publike në plazhin Krorëz.

Sipas policisë, ata kishin zaptuar hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar, nga ku ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kupona tatimorë, duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.

Policia ka sekuestruar 300 çadra dhe 480 shezlongë, të cilat janë hequr nga ku ishin vendosur, duke liruar hapësirën publike në plazhin “Krorëz”.

“Në kuadër të planit operacional për kontrollin dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 12 shtetas: B. I., 34 vjeç, A. L., 34 vjeç, V. A., 34 vjeç, A. I., 71 vjeç, I. H., 51 vjeç, E. R., 52 vjeç, A. K., 62 vjeç, Dh. M., 51 vjeç, A. T., 44 vjeç, A. R., 68 vjeç, Dh. K., 69 vjeç dhe M. V., 25 vjeç, të gjithë banues në Sarandë”, njoftoi policia.

Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eralss: 24/08/2024 22:32

    Vjedhjen diten per diell per 3muaj na e shesin si aksion spektakolar 5 dite para mbylljes se sezonit veror.

    Përgjigju
  • Klaidi: 24/08/2024 21:16

    Ata zyrtaret bashkiaknte mbajn pergjegjesi penale se smund te bejen syt qorr per 3 muaj e te bejn operacione per sy e faqe ne fillim te shtatorit .aq me teper qe jemi te bindur qe cadrat e shezllonet kundrejt ndonje gjobe minimale do i rikthehen prpa

    Përgjigju
  • Gani: 24/08/2024 20:07

    Tani ne fund te sezonit i kapi shteti. A shtet shtet, ku ishe qe u zgjove tani?

    Përgjigju
  • Vari Leshtë: 24/08/2024 17:40

    ..e sigurtë qe beach baret, cadrat dhe zhezllonët do i kene sjelle natën nëpermjet satelitëve Albania 1 dhe Albania 2 që nuk i ka parë njeri…hahahahahaah… Në këte vend cdo gje është qelbur… duhet shkrire e gjithe drejtoria e policise vlore …

    Përgjigju
  • Boni: 24/08/2024 17:40

    Ne Dhërmi, ne plazhet me chaiselongue, ne frengjisht, paguajme 10 apo 15 mijë lekë. Asnje kupon, Por vetem nje punetor i veshur keq, i paedukate dhe i palarë! Bari qe eshte afer, nuk te leshon kupon per dy birra, dy shishe uje =6 mijë lekë ( te vjetra)! Duhet t’ia kerkosh. Por duhet patur frike se jane te paedukate dhe te egër!! Kjo eshte dita ne Dua Beach Bar!!! Asnje kupon tatimor! Vjedhje taksash!

    Përgjigju
  • Dori: 24/08/2024 17:27

    U kujtuan keta ne fund te Gushtit? Ku ishte shteti, nqs ka? Palaçot fillojn e diskutojn pastaj jo ky grek e jo ky shqiptar.

    Përgjigju
  • poli: 24/08/2024 15:47

    QE NGA VELIPOJA GGJER NE SARANDE MUND TE GJESH ME MIJERA BEACH -BAR,,E CADRA PA LICENSE E PA LEJE QE GRABISIN QYTETARET,,,DHE PRISHIN QETESINE NE PLAZHE ME MUZIKE ME ZETE LARTE....PO KUSH TE KONTROLLOJE,,HAJDUTET...??

    Përgjigju
  • Enio: 24/08/2024 14:42

    A paguajn taksa keto matrapaze shko plazh paguajm shezllonet ste jep kush kupon paguan parkingun makines as aty ste japin kupon

    Përgjigju
    • Blue Flag: 24/08/2024 17:00

      Po si mund te paguajne taksa kur jane pa letra fare...

  • Loni: 24/08/2024 14:27

    Po e njejta histori procedohen 12 shtetas. Ore kur do behet ky komb qe kushdome shpenzuar te shpenzoj asnje nuk eshte kundra te kete edhe turista nga vendi yn me termus e ushqim me vete. Pastaj sherbimi ne shqiperi pervec resorteve eshte minus jozero. As rere e paster as shezllone te pastruara deti me leshterik. Jepjani privatit por te japi me rendiment te plotesoj kushtet Jo zero si e Ka Ber natyra.

    Përgjigju
  • Loku: 24/08/2024 14:09

    Bravo policia që duam! Dhe tetë ditë të mbyllet sezoni policis bon aksionin spektakular për heqjen e shëzdhoneve ,se nuk kanë pasur kohë që në Qershor!

    Përgjigju
  • Iliri: 24/08/2024 14:03

    12 beach bar e 300 çadra?ka shtet apo jo?Dhe doni t'ja u shisni sapunin për djathë shqipëtarve?Po sezioni veror gati mbaroj.Si s'keni turp shtet leshi.

    Përgjigju
  • 313: 24/08/2024 13:58

    ta kishit mbyll ne shtator me mire ta kishin henger edhe gushtin te shktretet

    Përgjigju
  • ???: 24/08/2024 13:50

    U lodhet kot, pas 4-5 ditesh do i hiqnin vete.

    Përgjigju
    • Askushi: 24/08/2024 17:07

      Kjo është më e keqja. Qe i lanë të bëjnë para me informalitet dhe me siguri ndonjë shef policie ka marrë rryshfet të majmë, dhe tani dalin me historinë se zbatojnë ligjin.

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia