Hipertensioni apo “vrasësi i heshtur”/Dy në tre shqiptarë nuk e dinë se vuajnë, ndërsa vetëm një në tre trajtohet

Hipertensioni apo “vrasësi i heshtur”/Dy në tre shqiptarë nuk e dinë se vuajnë, ndërsa vetëm një në tre trajtohet

Foto ilustruese

17 Maj është dita Botërore e ndërgjegjësimit ndaj Hipertensionit dhe nën sloganin “Know you numbers” synimi është ndërgjegjësimi i popullatës kudo në botë ndaj kësaj sëmundje, dhe mënyra më e mire është kryerja e kontrolleve (matje) të rregullta të tensionit.

Të dhënat zyrtare të sëmundshmërisë në vend tregojnë se Hipertensioni apo tensioni arterial është një nga diagnozat më të adresuara nga mjekët e shërbimit shëndetësor parësor në vend. Problemi është se bazuar në statistikat e mbajtura vihet re që vetëm 1 në 3 persona që janë në dijeni për hipertensionin, e mban sëmundjen nën kontroll ndërsa 2 të tjerët jo. Po kështu, vetëm 1 në 3 persona është i diagnostikuar, pra e di që vuan nga Hipertensioni, ndërsa 2 të tjerë nuk e dinë që vuajnë nga kjo sëmundje, pra janë të padiagnostikuar. Kjo do të thotë se shkalla e sëmundshmërisë me Hipertension në Shqipëri është e lartë, ndërsa kujdesi nuk është në nivelin e duhur.

Kjo sëmundje, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), është vrasësi i parë në botë. Hipertensioni njihet zakonisht si presioni i lartë i gjakut dhe është një gjendje shëndetësore kronike në të cilën presioni i gjakut qëndron i lartë (i rritur), pra Tensioni i lartë i gjakut, ose hipertensioni, ndodh kur presioni i gjakut rritet në nivele jo të shëndetshme. Mendohet se në pjesën më të madhe të rasteve, shkak i hipertensionit është një çrregullim në nivel qelizor, që shfaqet me kalimin e moshës. Kjo e bën hipertensionin, sidomos në stade të avancuara, një sëmundje të trajtueshme, por, që kërkon mjekim të vazhdueshëm. Hipertensioni quhet shpesh edhe “vrasësi i heshtur” pasi nuk ka simptoma shumë specifike.

Mjekët kardiologë të spitalit Hygeia na informojnë se hipertensioni mund të zhvillohet gjatë viteve dhe mund të ndodhë që pacientët të mos kenë simptoma të dukshme dhe kjo është edhe arsyeja qe shpesh Hipertensioni konsiderohet edhe si sëmundje e heshtur. Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë dëme në arteriet dhe enët e gjakut, që në fakt nënkupton dëmtim të syve, veshkës, trurit, duke rritur nivelet e sëmundshmërisë dhe vdekshmërinë. Kështu, të qenurit mbi peshë mund të çojë në hipertension, i cili më pas mund të çojë në infarkt, insuficiencë kardiake, aneurizëm, diabet të tipit 2, forma të ndryshme të kancerit dhe insuficiencë renale – sëmundje këto që mund të jenë të gjitha fatale. Shkaktar i drejtpërdrejtë i këtyre pasojave sipas mjekëve mbetet stili i jetesës, faktor që ndikon në shfaqjen e hipertensionit. Zakone të tilla si: jeta sedentare, duhanpirja, përdorimi i tepruar i kripës etj, janë faktorë që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje.

Por, e gjithë kjo panoramë e zymtë mund të shmanget nëse individët kryejnë kontrolle periodike të shëndetit. Kjo të jep mundësi për kapjen herët të sëmundjes, trajtim në kohë të saj dhe mbajtje nën kontroll të plotë edhe të pasojave që ajo shkakton. Mjekët e shohin hipertensionin lehtësisht të trajtueshëm në pjesën më të madhe të rasteve. Medikamentet e gjeneratës së fundit dhe antihipertensivët janë gjithmonë e më shumë të tolerueshëm dhe shumë më të pranueshëm nga pacientët, dhe ç’ka është më e rëndësishmja, me më pak efekte anësore .Medikamentet që merren një herë në ditë dhe që mbajnë në kontroll të qëndrueshëm tensionin në 24 orë, janë tashmë të zakonshme.

Mjekët paralajmërojnë se shqetësime të tilla si dhimbja e fortë e kokës, problemet me shikimin, dhimbja në gjoks,vështirësitë në frymëmarrje, rrahjet e çrregullta të zemrës apo edhe gjak në urinë- janë tepër të

rrezikshme për të shkaktuar krizë hipertensive me pasojë goditje në zemër ose tru. Nëse përjetohet një nga situatat e mësipërme, duhet urgjentisht të dejtoheni për kontroll te mjeku kardiolog.

Departamenti i Kardiologjisë Hygeia
Kontakt: 04 23 90 000

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë