Hipizëm, kalit i bie infarkt, kalorësi në gjendje të rëndë

Hipizëm, kalit i bie infarkt, kalorësi në gjendje të rëndë

kalorësi Marcello Belli gjatë një gare

Garat me kuaj të mbajtura në Sirakuzë ditën e dielë, kanë rezutuar gati fatale për kalorësin Marcello Belli.

47 vjecari Belli është rrëzuar në xhiron e katër të kësaj gare pasi kali të cilin kalëronte ka pësuar një infarkt nga sforcimi I tepërt, duke u rrëzuar e duke zënë përfund kalorësin. Marcello Belli është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e “Umberto I” të Sirakuzës.

Mjekët e spitalit janë shprehur se  47 vjeçari nuk ka një hemoragji cerebrale gjë e cila dyshohej më parë, por  Belli ka pësuar frakturë në hundë dhe tek një brinje. Situata është në përmirësim të vazhdueshëm, mjekët gjithashtu u shprehën se përplasja ishte e rëndë dhe se ende nuk mund të flitet me qartësi për zhvillimin korrekt të funksioneve cerebrale.

Marcello Belli ka hyrë në garë si zëvendësues i kolegut të tij të skuadrës Giuseppe Cannarella.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion

Qatip Osmani nxjerr blof Vllazninë: Më larguan pa dëshirën time, isha pranë titullit kampion