TIRANE – Kuvendi i Shqipërisë vendos të heqë kompjuterat nga salla e seancave plenare. Vendimi argumentohet se është marrë për arsye estetike.
Kompjuterët e vendosur në sallën e Kuvendit ku zhvillohen seancat plenare, shpesh janë keqpërdorur nga ana e deputetëve. Konkretisht mausi ishte kthyer në elementin bazë të “revoltave” të opozitës për të shprehur kundërshtinë ndaj mazhorancës për çështje të trajtuara në Parlament. Pamjet e regjistruara gjatë zhvillimit të seancave të ndryshme parlamentare, fiksonin deputetët e opozitës teksa përplasnin mausin në tavolinë për të “mbytur” me zhurmë fjalën e deputetëve të mazhorancës apo sic edhe ka ndodhur, dhe të kryeministrit Rama.
Vendimi për kompjuter në sallën e seancave plenare u mor nga ish-kryeparlamentarja Topalli dhe për herë të parë janë vendosur në sallën e Kuvendit në muajin shtator të vitit të kaluar.

(Foto: Majtas, Kuvendi i Shqipërisë pa kompjutera; djathtas, Kuvendi i Shqipërisë me kompjutera)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com