'Jam Ermal Dredha, më duhen 35 mijë euro!' Rishfaqet mashtruesi Florian Gjergjin! Tentoi t'i merrte biznesmenit 35 mijë euro! Në pranga bashkëpunëtorët

Një tjetër biznesmen gati sa nuk ka rënë në rrjetën e një grupi mashtruesish të cilët të fshehur pas emrave të zyrtarëve të lartë të institucioneve u kërkojnë shuma të mëdha monetare. Organizatori, sipas policisë është Florian Gjergji në kërkim prej 10 janarit 2023, si një nga personat më të kërkuar për skemat e mashtrimit të biznesmenëve 

E ndërsa Florian Gjergji vijon të jetë në arrati, janë arrestuar personat që ai i kishte pajtuar për të kryer mashtrimin me anë të të cilit do të përfitonte 35 mijë euro. Në pranga kanë rënë Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata

“Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një shtetas (biznesmen), për të përfituar shumën 35 000 euro, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë të institucioneve, me emra të ndryshëm.  Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi Florian Gjergji, 40 vjeç, i dyshuar si organizator i kësaj skeme mashtrimi" informoi sot policia e Tiranës 

'Jam Ermal Dredha më duhen 35 mijë euro'
Report TV mëson se ‘pre’ e skemës së mashtrimit të Florian Gjergjit këtë herë ka rënë pronari i ‘Brunes’ Geront Çela. Këtë herë emri që është përdorur si 'dërgues' ka qenë i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

"Jam Ermal Dredha dhe më duhen 35 mijë euro”, i shkruan ata një biznesmeni të njohur në kryeqytet, me të cilin pasi shkëmbyen disa mesazhe, kishin lënë takim në një qendër tregtare" mëson Report Tv

Ndërsa Florian Gjergji, që dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi i kishte thënë dy nga bashkëpunëtorëve të tij të shkonin në qendër tregtare, të takim biznesmenin dhe t’i thoshin “kemi ardhur të marrim pakon”.

Por ata nuk ishin në dijeni të faktit se “preja” e tyre kishte lajmëruar policinë. Me të mbërritur në qendrën tregtare, policia i kapi në flagrancë dhe i prangosi.

Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.

Operacioni u kodua “Replay”

Të arrestuar janë
Afrim Radici 34 vjeç, banues në Librazhd
Gezim Çelanji 41 vjeç, banues në Skrapar
Qazim Vata 22 vjeç, banues në Kukës
Në kërkim
Florian Gjergji 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete dhe 5 aparate celulare ndërsa të arrestuarit akuzohen për veprën penale të "Mashtrimit".

Skema e mashtrimit
Deri tani njihen 3 episode të skemës së mashtrimit të Florian Gjergjit. Fillimisht 39-vjeçari i dërgon “presë” një mesazh. Tek biznesmenë të ndryshëm ai përdor taktika të ndryshme komunikimi. Në rastet e denoncuara dhe zbuluara nga policia biznesmenëve u prezantohej në emër të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame apo kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Episodi i parë janar 2023
Pre e mashtrimit ishte biznesmeni Pëllumb Salillari
, të cilit iu tentua të merreshin  130 mijë euro. Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, të tre banues në Shkodër, ishin prezantuar si punonjës të shteti dhe kishin tentuar që t'i vendosnin gjobë biznesmenit. Të tre u arrestuan më 7 janar, por jo Florian Gjergji

Episodi i dytë  u zbulua në shkurt 2023
Pre e mashtrimit ishte pronari i një kazinoje në Tiranë, të cilit i kërkuan para kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Sërish Gjergji nuk u lokalizua por u arrestuan  Andi Basha e Gëzim Kusi, të cilët do të përdoreshin për të tërhequr paratë. Dy të rinjve  iu sekuestruan 89 400 euro në banesat e tyre.

Episodi i tretë  u zbulua në maj 2023
Kur u tentua të mashtrohej biznesmeni Ram Geci. Përmes aplikacionit “Signal” iu kërkua 100 mijë euro duke u hequr sikur të ishte Erion Veliaj. Sërish nuk ra vetë në grackë por në pranga më 6 maj ranë Bedri e Albert Vodha, babë e bir, të cilët ishin pajtuar të shkonin të merrnin paratë që t’ia dërgonin në Gjermani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:39
‘Jam kryebashkiaku i Vlorës, më duhen 35 mijë euro’/ Skema e mashtrimit e Florian Gjergjit, të arrestuarit prezantoheshin si zyrtarë të lartë

Pas skemave të mashtrimit të Florian Gjergjit dhe grupit të tij, del edhe emri i kryebashkiakut të Vlorës Ermal Dredha. Në emrin e këtij të fundit, të arrestuarit i janë prezantuar biznesmenit, duke i kërkuar mijëra euro.

Mësohet se Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata, të cilët u arrestuan këtë të premte për mashtrim, i shkruanin përmes aplikacionit “Telegram” një biznesmeni, duke u prezantuar si kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha.

“Jam Ermal Dredha dhe më duhen 35 mijë euro”, i shkruan ata një biznesmeni të njohur në kryeqytet, me të cilin pasi shkëmbyen disa mesazhe, kishin lënë takim në një qendër tregtare.

Ndërsa Florian Gjergji, që dyshohet se është organizatori i kësaj skeme mashtrimi i kishte thënë dy nga bashkëpunëtorëve të tij të shkonin në qendër tregtare, të takim biznesmenin dhe t’i thoshin “kemi ardhur të marrim pakon”. Por ata nuk ishin në dijeni të faktit se “preja” e tyre kishte lajmëruar policinë. Me të mbërritur në qendrën tregtare, policia i kapi në flagrancë dhe i prangosi.

Të arrestuarit janë Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata, ndërsa Gjergji vijon të jetë në arrati. Prej disa muajsh, ai është shpallur në kërkim, pasi është përfshirë në skema të tjera mashtrimi, ku shënjestrat kanë qenë biznesmenë të ndryshëm.

Ora 11:40
Report TV zbulon emrin e biznesmenit 'pre' e skemës së mashtrimit të Florian Gjergjit! Do i merrte 35 mijë euro

1691142402_page.jpg

Gazetari i Report TV, Sokol Dema mëson se ‘pre’ e skemës së mashtrimit të Florian Gjergjit ka rënë pronari i ‘Brunes’ Geront Çela.

 Në pranga kanë rënë personat që ai kishte pajtuar për të kryer mashtrimin me anë të të cilit do të përfitonte 35 mijë euro

Të arrestuar për akuzën e mashtrimit janë Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata, ndërsa Gjergji vijon të jetë në kërkim.

Ora 10:08
Del sërish në skenë Florian Gjergji, si i mashtron biznesmenët për t'u marrë para! Përdorte emri i Erion Veliajt dhe Artan Lames

1691135109_floriangjergji.jpeg

Një tjetër skemë mashtrimi është zbuluar në Tiranë, në të cilën del sërish emri i Florjan Gjergjit, i cili është i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se është organizatori i skemave të tilla të mashtrimi duke u hequr si zyrtarë të lartë, për t’i marrë biznesmenëve shuma të mëdha parash.

Përveç këtij rasti, ku dyshohet se është i përfshirë sërish Florjan Gjergji, emri i këtij të fundit është përmendur në paktën edhe në tre operacione të tjerë, një në rastin ku u tentua që t’i merreshin 130 mijë euro biznesmenit Pëllumb Salillari, një më 17 maj 2023 kur u përmend emri i kryebashkiakut Erion Veliaj me qëllim që përmes mashtrimit t’i merrnin një biznesmeni në Tiranë, Ramë Gecit, 70 mijë euro. Po ashtu një rast tjetër është kur mashtruesit kanë përdorur emrin e ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame për t’iu marrë para biznesmenëve.

Edhe rasti i goditur ditën e sotme, është identik me rastet e lartpërmendura. Dyshohet se Gjergji kontakton persona të tjerë për të bërë mashtrimin për llogari të tij, ndërsa vetë ai dyshohet se nuk ndodhet në Shqipëri.

Por, çfarë skeme vinte në jetë Florian Gjergji për të mashtruar biznesmenët?

Fillimisht 39-vjeçari i dërgon “presë” një mesazh. Tek biznesmenë të ndryshëm ai përdor taktika të ndryshme komunikimi. Në rastin e tentativës për të mashtruar pronarin e “Everest”, Florian Gjergji, përmes një aplikacioni komunikimi me numër me prefiks të Britanisë së Madhe, u prezantua si zyrtar i tatimeve. Kur tentoi të mashtronte pronarin e një kazinoje u prezantua në emër të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, ndërsa në rastin e fundit për biznesmenin Ramë Geci u prezantua si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç duket, Florian Gjergji, ka informacione të detajuar të marrëdhënieve të biznesmenëve edhe me politikanë, çfarë shton dyshimet e hetuesve se pjesë e grupit janë edhe disa persona të tjerë informatorë. Për komunikimin me sipërmarrësit, përdoren aplikacione që aksesohen përmes interntit, si telegram apo signal, ku për hapjen e tyre përdoren platforma VPN që maskojnë vendndodhjen e mashtruesit.

Edhe pse është ai dërguesi i mesazheve dhe ideatori i tyre, për të realizuar misionin Florian Gjergji nuk vepron vetë në terren. Ai lidhet me persona të tjerë, të cilët i njeh dhe u kërkon të shkojnë për të marrë paratë duke ua paraqitur këtë kërkesë si nder apo veprim miqësor. Në rastin e fundit ku tentoi të mashtroj Ram Gecin, pasi Florian Gjergji ishte prezantuar si Erion Veliaj dhe se kishte nevojë për 100 mijë euro, kishte pajtuar Bedri e Albert Vodhën, të shkonin të merrnin paratë që t’ia dërgonin në Gjermani. Sipërmarrësi Geci e kuptoi shpejt skemën e mashtruesve dhe njoftoi policinë. Geci ia kaloi komunikimin agjentëve të policisë të cilët kërkuan uljen e shumës në 70 mijë euro dhe lanë takim në qendër të Tiranës, aty ku u prangosën babë e bir. Edhe pse tashmë janë arrestuar në total 8 bashkëpunëtorë të Florian Gjergjit, personi i konsideruar si truri i grupit  ai nuk është kapur. Burime të Report Tv bëjnë me dije, se këto janë rastet e provuara të mashtrimit të tij, por ai dyshohet se ka bërë edhe tentativa të tjera, duke mashtruar në emër të kryebashkiakut aktual të Laçit, apo ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë