TIRANE - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, të posaçme dhe të shërbimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. /ATSH/