Tiranë/ Rishfaqet skema e mashtrimit e Florian Gjergjit! Në emër të Erion Veliajt i kërkojnë biznesmenit të ndërtimeve 70 mijë euro! Arrestohen 4 bashkëpunëtorët, 2 në kërkim (EMRAT)

TIRANË-  Pa u bërë 2 muaj, del sërish në skenë Florian Gjergji, 40-vjeçari që nuk heq dorë në tentativat për të mashtruar biznesmenët në Tiranë, duke u kamufluar si zyrtarë dhe politikanë. Kësaj here, preh e mashtrimit të shkodranit ishte biznesmeni Aleksandër Gavoçi, të cilit iu kërkua shuma 70 mijë euro, shtirur si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Për të kryer mashtrimin u angazhuan 5 persona, katër prej të cilëve u arrestuan, Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 38 vjeç, Mikel Panxhi, 30 vjeç, banues në Elbasan, dhe  Petro Ferzaj, 51 vjeç banues në Vlorë ndërsa në kërkim janë shpallur Xhensil Qefa, 27 vjeç nga Elbasani dhe Florian Gjergji 40-vjeç nga Shkodra

"Këta shtetas kanë tentuar të mashtrojnë një biznesmen, për të përfituar shumën 70 000 euro, duke u prezantuar si përfaqësues të një zyrtari shtetëror'  informon policia e Tiranës.

Edhe kësaj here, u përdorë e njëjta skemë, përdorimi i aplikacioneve të mesazheve. Pasi biznesmeni Gavoçi konstatoi mesazhet, kuptoi shpejt që mund të ishin mashtrues dhe njoftoi policinë.

Më pas blutë morën në dorë situatën dhe prangosën personat e përfshirë. Gjatë aksionit u sekuestruan 2 automjete dhe 6 aparate celularë. Vetë Florian Gjergji rezulton të jetë jashtë tërritorit të vendit, në Gjermani, dhe nga atje arrin të rekrutojë njerëz për të mashtrua biznesmenin.

Kjo ishte hera e 5-të e tij që shpallet në kërkim nga policia për po të njëjtën akuzë. Emri i tij për herë të parë u shfaq më 10 janar të këtij viti, pasi tentoi të mashtrojë biznesmenin Pëllumb Salillari, të cilit iu tentua të merreshin 130 mijë euro, duke iu prezantuar si zyrtarë të lartë.

Në shkurt 2023 pronari i një kazinoje në Tiranë u mashtrua kur i kërkuan para kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame. Në maj u tentua të mashtrohej biznesmeni Ram Geci, ndërsa më 4 gusht Geron Çela. Zakonisht, njerëzit që zgjedh Gjergji për të kryer mashtrimin shkruajnë në aplikacionet “Signal” dhe “Telegram”, dhe shtiren me fraza si të njerëzve publik.

Kush është Florian Gjergji?

Florian Gjergji dyshohet se të gjithë aktivitetin kriminal e kryen nga Gjermania, vend ku në një prej rasteve të tentativës për të mashtruar u ka thënë personave që pajtonte, do t’i dërgonin paratë pasi t’ia merrnin biznesmenit.

5 rastet e mashtrimeve
Më 10 janar 2023 tentoi të mashtrojë biznesmenin Pëllumb Salillari, të cilit iu tentua të merreshin 130 mijë euro duke iu prezantuar si zyrtarë të lartë. 

Më 17 maj 2023 duke përmendur emrin e kryebashkiakut Erion Veliaj  u tentoi përmes mashtrimit t’i merrnin biznesmenit  Ramë Geci, 70 mijë euro.

Më 14 shkurt 2023 pronari i një kazinoje në Tiranë u mashtrua kur i kërkuan 40 mijë euro të kamufluar si ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Më 4 gusht 2023 u tentua të mashtrohej pronari i ‘Brunes’ Geront Çela Emri që është përdorur si 'dërgues' ka qenë i kryetarit të bashkisë Vlorë, Ermal Dredha. Policia arriti ti zbulonte bashkëpunëtorët në momentin kur ishte organizuar dorëzimi i shumës prej 35 mijë euro. 

29 shtator 2023 tentojnë ti marrin 70 mijë euro biznesmenit të ndërtimit Aleksandër Gavoçi. U shtirën si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
'Jam Erion Veliaj' Report TV zbulon emrin e biznesmenit që Florian Gjergji me bashkëpunëtorët tentoi të mashtrojë! Përdori emrin e kryebashkiakut të Tiranës

1695972343_tirane.jpg

Report Tv zbulon emrin e biznesmenit që gati sa nuk ra në grepin e Florian Gjergjit dhe bashkëpunëtorëve të tij duke i kërkuar të marrin 70 mijë euro. Bëhet fjalë për biznesmenin Aleksandër Gavoçi i cili sipas 'opendata' rezulton pronar i firmës Vega 100% aksioner dhe 50% të aksioneve në firmën S.A.R ndërtim sh.p.k

Për herë të dytë është përdorur emrin e kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si personi që do i jepej shuma prej 70 mijë eurove që i është kërkuar këtij biznesmeni.

Në kuadër të operacionit ‘Fraund’ u arrestuan Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 39 vjeç, Mikel Panxhi, 30 vjeç, të tre banues në Elbasan, dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç, banues në Vlorë.

Në kërkim janë shpallur Xhensil Qefa, 27 vjeç dhe Florian Gjergji 40-vjeç. Ky i fundit rezulton i përfshirë edhe më parë në këtë skemë mashtrimi.

Firma 'Vega' të cilën Aleksandër Gavoçi e zotëron 100% të aksioneve ushtron aktivitetin në:  

Import-Eksport, grumbullim, përpunim, tregëtim të skrapit, hekurit etj, tregti të mallrave industriale, aktivitet në fushën e ndërtimit, fitness, bar-restorant, taverne, klub nate, transport detar; Agjensi Imobilare 2-Në fushën e Agjensive Spedicionare Detare. Prodhim dhe tregtim betoni, prodhime parafabrikate betoni. Prodhim dhe tregtim inertesh e të tjera materiale e produkte ndërtimi. Peshkim selektiv. Studimi, projektimi, vlerësimi, konsulenca, monitorimi në kërkimin, zbulimin, shfrytëzimin, përpunimin dhe tregtimin në import dhe eksport të mineraleve metalore dhe ndërtimore, rehabilitimin e mjedisit pas shfrytëzimit, përdorimin civil të lëndëve plasëse në sipërfaqe dhe në nëntokë. Ndërtimin e veprave publike, ndërtime civile, ekonomike dhe industriale, rikonstruksion ndërtesash, veshje fasadash, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh, vepra kullimi dhe vaditëse, ndërtime rruge kategoria V dhe VI, veshje rrugësh me asfalto beton, ndërtim mbishtrese, ndërtim të veprave arti të ndryshme, ujësjellësa dhe kanalizime e të tjera. Prodhim dhe tregtim të materialeve të ndërtimit si tulla, pllaka dekorative, prodhime betoni e llaç me nyje të përqëndruar, prodhime artizanale, konstruksione të llojeve të ndryshme etj. Tregtim me shumicë dhe pakicë në import dhe eksport të mallrave të ndryshme industriale, ushqimore, hidrosanitare, hidraulike, makineri dhe pajisje industriale e bujqësore, pjesë këmbimi për pajisje industriale, bujqësore, produkte bujqësore e blektorale, bimë medicinale e mjeksore, prodhim dhe përpunim të lëndës drusore, transport të mallrave brenda e jashtë vendit në të gjitha rrugët e transportit, tokë, det, hekurudhë, ajër etj. Prodhim, përpunim, ambalazhim (paketim), shitje, eksport dhe transport ndërkombëtar të artikullit çimento, rifuzho dhe me thasë. Import, eksport, grumbullim, riciklim, përpunim të skrapit, grumbullim dhe transportim mbetjesh. Parking.

Po kështu rezulton pronar me  50% të aksioneve në S.A.R ndërtim sh.p.k me aktivtet: Ndertime civile dhe ekonomike, veshje fasadash, rikonstruksion godinash etj. Punime dheu, sistemime, terracime sistemesh, vepra kullimi e vaditjesh etj. Ndertim rruge kategoria e IV, V; veshje rrugesh me asfaltobeton, nderrim mbishtrese etj. 
Në këtë biznes 50% të aksioneve i ka Ardit Kraja. 

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazepi: 29/09/2023 12:44

    Gavoçi dhe brunes jane me kriminela se keto qe kane dashte tu vene gjoba. Ka diçka qe nuk shkon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë