Hiqet tumori epidural te një paciente 24-vjeçare, realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT

Ekipi i mjekëve në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses një ndërhyrje të vështirë te një 24 vjeçare ku hoqën një tumor të madh epidural, një rast shumë i rrallë, nga zona torakale (T5-T6).

Pacientja ishte dignostikuar me Neurofibromatozë Tipi 2.

Ndërhyrja e cila u krye falë pajisjeve të teknologjisë së avancuar është cilësuar si një tjetër histori suksesi në Shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUNT. 

Mjekët që morën pjesë në këtë operacion ishin Prof. Kita Sallabanda, Prof. Artur Xhumari, Dr. Myfit Saraci, Dr. Jetmira Kerxhaliu, dhe infermieret Refije Kadiu dhe Anxhela Gjonaj.

Pas këtij lajmi kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehu mirënjohje për ekipin mjekësor, ndërsa publikoi edhe një video të shkëputur nga operacioni.


 

Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Fundi i mandatit, momentet kryesore të presidencës së Biden! Gallup: 54% e të rriturve, e cilësojnë president nën mesatare

Fundi i mandatit, momentet kryesore të presidencës së Biden! Gallup: 54% e të rriturve, e cilësojnë president nën mesatare