Kështu, kujtojmë Charles de Gaulle, president i Republikës franceze dhe simbol i rezistencës, i cili kishte tre fëmijë. Më e dashura për të, - dhe më e brishta, - ishte Anne de Gaulle, e cila lindi në vitin 1928 me sindromën Down (në atë kohë quhej mongolizëm dhe gjykohej e stigmatizohej shumë më tepër se në ditët tona).
Ishte një kohë kur fëmijët me aftësi të kufizuara mbaheshin fshehur ose dërgoheshin në institute, por familja De Gaulle bëri një zgjedhje kundër rrymës: Anne qëndroi përherë në familje. Charles dhe gruaja e tij Ivonne e rritën me dashuri, me dinjitet dhe me përkujdesje të thellë. Vetë De Gaulle, burrë i sertë dhe i heshtur, me vajzën Anne, shkrihej fare. I fliste, e merrte në krahë, bënte shaka me të siç rrallëherë mund të ishte parë publikisht. Për të mbahet mend të thonte “Anne ishte gëzimi im. Më ndihmoi të shihja njerëzit ashtu siç ishin”. Në të vërtetë Anne kishte një karakter të ëmbël, të dashur, dhe një buzëqeshje që bënte për vete këdo. De Gaulle shpesh thonte se “me të maskat binin”, sepse nuk gjykonte, nuk pretendonte dhe nuk gënjente.
Në vitin 1948 Anne vdes papritur për shkak të një pleumonie. Ishte vetëm 20 vjeçe. Charles de Gaulle mori një goditje të madhe. Në funeralin e saj shqiptoi vetëm pak fjalë, por plot fuqi: “Tani është si gjithë të tjerët”.
Pas vdekjes së vajzës, Yvonne de Gaulle themeloi një strukturë për persona me paaftësi intelektive, pikërisht në kujtim të saj. Shumë historianë dhe bibliografë bien në një mëndje në një pikë: Eksperienca me Anne e bëri De Gaulle më njerëzor, më të vetëdijshëm për vlerën e brishtësisë dhe jo të prirur për të përbuzur dobësinë njerëzore. Në një farë mënyre, ajo vajzë e pambrojtur ndikoi në formimin e një shtetari të pamposhtur, por thellësisht moral, që Franca do të njihte në vitet që drejtoi vendin.
Kjo është një histori që flet për pushtet dhe dobësi, jo për pushtet dhe për forcë, për pushtet dhe për vese, për pushtet dhe për ekstreme. Është një histori që flet për dashurinë e babait për vajzën dhe tregon se si një jetë e konsideruar në dukje “e vogël”, mund të lërë gjurmë të mëdha.
Komente












