Në shërbimin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, një procedurë e komplikuar kirurgjikale është kryer me sukses nga doktor Artur Xhumari dhe stafi i tij.
Një paciente e moshës 48-vjeçare paraqitet në spital me hemorragji ‘subarachnoidale’, nga e cila i rrezikohej gjithashtu dhe jeta.
Doktor Xhumari ka shpjeguar të gjithë procedurën e ndjekur, ndërsa bën me dije se operacioni përfundoi me sukses dhesë pacientja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Rastin e ka shpërndarë në rrjete sociale dhe kryeministri Edi Rama me përshkrimin: MIRËMËNGJESI dhe me këtë tjetër histori suksesi nga shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUNT, ku prof. Artur Xhumari dhe ekipi i tij shpëtuan jetën e një pacienteje, ju uroj një të diel të mbarë.
Komente











Respekt per dokt.I tille ishte edhe dokt.Alban Dibra.Keta meritojne konsiderate dhe mirenjohje pafund!
PërgjigjuQenka i talentuar si i jati,dr.Arjan Xhumari. Lajm i bukur.
PërgjigjuRespekte per doktorin, kam njoheur te atin dr. Arianin njeri i ndershen doktor shume i mire. Me ke sheruar tim vella. Kto modele i duhen sot shendetesise per kete popull te varfer. Zoti ta sheperblefte doktor!