Historia e festimit të Vitit të Ri

Historia e festimit të Vitit të Ri
Sipas dëshmive ekzistuese materiale të zbuluara gjer më tani, është vërtetuar se, festën e Vitit të Ri më 1 Janar, së pari herë, në mënyrë festive dhe rituale, e kanë kremtuar romakët e vjetër, dhe për ta, kjo festë ishte simbol i fillimit të jetës së re përplot shpresa të mira për të ardhmen. Kërtë ditë ata ia kushtuan Janos, perëndisë së të mirave, dyerve dhe fillimeve. Madje ka zëra se romakët e lashtë ia dedikuan datën 1 Janar jetës së Jul Çezarit, i cili vdiq pak pëpara janarit.
Por, ka edhe hulumtues që mendojnë se, kremtimin e festës së Vitit të Ri, më së pari e kanë aplikuar kinezët.
Gjermanët e vjetër besonin se druri i bredhit është mbrojtësi i natyrës dhe në vetë posedon "shpirtin e malit", andaj, luftëtarët trima të asaj kohe, në mbrëmjen e ndërrimit të mot moteve, shkonin në mal dhe me rituale të caktuara, e bekonin dhe e lavdëronin këtë trung. Më vonë, shkuarja në mal tek trungu i bredhit, shndërrohet në prurjen e saj në dhomat e shtëpive. Kështu, në kohën e sotme, nga kjo traditë e lashte, ne kemi trashëguar ceremoninë e bredhave të dekoruara nëpër shtëpitë tona, si rit familjar i çdo shtëpie kudo në botë.


FESTA DHE KALENDARI LUNAR E HËNOR

Edhe pse popujt e kremtojnë këtë festë me besim në një fillim të ri dhe më të begatshëm, asaj nuk i gëzohet të gjithë në datën e njëjtë, sepse, disa popuj e aplikojnë kalendarin Lunar (llogaritja sipas rrotullimit të Hënës) kurse disa të tjerët atë Solar (llogaritja sipas rrotullimit të Diellit).

Në krahasim me kalendarin solar i cili është fiks dhe i pandryshueshëm me 365 ditë, ata popuj që kalendarin e tyre e përcaktojnë sipas ciklit Lunar (të hënës) ardhjen e Vitit të Ri çdo vit, nuk e kremtojnë në ditën e njëjtë, sepse, sikur dihet, ciklet e hënës janë të ndryshueshme, dhe momenti i ndërrimit të mot moteve kremtohet me fillimin e hënës së re, gjegjësisht në muajin shkurt të vitit tonë kalendarik.

Vitin e Ri Lunar, sot, më tepër si festë tradicionale popullore e festojnë në Kinë, Indi, Japoni, Vietnam si dhe në disa shtete tjera të Lindjes, dhe atë, paralelisht, së bashku me kremtimin e Vitit të Ri Solar të përllogaritur sipas kalendarit Gregorian. Për kinezët, Viti i Ri Lunar është festa e pranverës.

Në Japoni kjo festë kremtohet me tryeza të begatshme përplot me specialitete të ralla tradicionale, e në mesnatën e ndërrimit të mot moteve jehojnë 108 të rëna të kambanave nga të gjitha tempujt budist anë e kënd vendit. Simbolika e 108, nënkupton si vërejtje dhe porosi për largimin e 108 mëkateve të mundshme të njeriut në jetë.

Edhe tek populli çifut Vitin e Ri e kremton në mënyrë madhështore, sepse ajo edhe me mësime religjioze konsiderohet si festë shpirtërore me të cilën shënohet përvjetori i fillimit të krijimit të Botës. Tek këta data e kremtes është e ndryshueshme për shkak të aplikimit të kalendarit të kombinuar lunar - solar.

Edhe një gjë është karakteristike tek kremtimi hebre i Vitit të Ri: ata në çastin e ndërrimit të mot moteve, kanë vërtetë një tryezë të pasur, por në dallim me popuj tjerë, ajo është e seruar vetëm me gjëra të ëmbla, pra, tryeza e tyre e pasur është e begatshme vetëm me ëmbëlsira.

Në viset e ngrohta te gjysmësferës jugore të rruzullit tonë, Viti i Ri kremtohet në stinën e verës, pa borë dhe mrekullia dimërore me të cilat jemi mësuar ne në viset veriore, por, kjo nuk e zvogëlon madhështinë e pompozitetit të kremtimit të saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza