Albi Xhezairi, 21- vjeçari i cili është një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e Aleksandër Bardhit një vit më parë, ndodhet i burgosur në Greqi.
Xhezairi ka më shumë se tre muaj që ndodhet në qelitë greke, pasi është arrestuar në lagjen “Galatsi” të Athinës më 11 maj 2017.
21- vjeçari ishte i përfshirë në një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi, ku mbante rolin e transportuesit të drogës nga kufiri i gjelbër drejt Athinës, ku e magazinonte lëndën narkotike në një banesë që kishte marrë me qera në Athinë.
Arrestimi i Albi Xhezairit është bërë publik 6 ditë pas arrestimit të tij në 17 maj. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e 21- vjeçarit në Athinë, janë gjetur 3.8 kilogramë marijuanë, një pistoletë, 1 thikë dhe një peshore.
Burime të Shqiptarja.com në policinë e Sarandës, bëjnë me dije se janë njoftuar kohët e fundit për arrestimin e Xhezairit dhe kanë dërguar pranë zyrës së Interpolit dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij.
Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se 21- vjeçari konsiderohet si një person me rrezikshmëri të lartë, si dhe person me kontakte të shumta në botën e krimit në Athinë.

(Aleksandër Bardhi)
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com