Historia e ndërtimit të 13 teatrove
më modernë në botë!

Historia e ndërtimit të 13 teatrove<br />më modernë në botë!<br /><br>
Meqenëse në Tiranë po projektohet një Teatër i ri Kombëtar, me gjithë infrastrukturën e nevojshme për një institucion të tillë, publikohet historia e ndërtimit të 13 teatrove më modern në botë për t’u përballur me idenë se në të gjithë botën ndërtimi i teatrove të rinj vlerësohet si i çmuar për qytetin, pasi pasuron jetën artistike dhe ndryshon imazhin e qytetit.

Historia e teatrit "La Scala"
Një nga faqet më të njohura të urbanistëve në botë, weburbanist.com, ka listuar 13 teatro të rinj modern, që janë ndërtuar së fundmi, duke transformuar hapësirat ekzistuese rreth tyre, sikurse ka ndodhur në Kopenhagen, Misuri të SHBA-ve apo në Poloni. Në shumë raste, për ndërtimin e teatrove të rinj e modernë është shfrytëzuar sipërfaqja e godinave të vjetra ekzistuese dhe e parqeve përreth. Madje, edhe vetë teatri i mirënjohur i Milanos, “La Scala”, mori emrin e kishës së famshme Santa Maria alla Scala, e ndërtuar në vitin 1381, por u prish në fund të shekullit të 18, pikërisht për t’i hapur vend ndërtimit të teatrit të ri.

Një qasje moderne e Koloseut Romak, një sfond prej druri i ngjyrosur në mënyrë abstrakte dhe një teatër pop-up i ricikluar në Londër, janë ndër shumë auditorë të ndryshëm teatrorë të shekullit të 21-të, që aktualisht po ndërtohen në mbarë botën. Këto dizajne moderne teatrore tërheqin komunitetin, duke ofruar hapësira të hapura dhe aktive për të performuar, që lidhin publikun me artin dhe kulturën.

Edhe prishja e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar pritet të shënojë dhe krijimin e një identiteti të ri në historinë e teatrit shqiptar, ku artistët, edhe ata që kundërshtuan, do të kenë mundësi, që falë teknologjisë bashkëkohore, të përformojnë për artdashësin modern pa pengesa, në shumë zhanre dhe të eksplorojnë risi.

Qendra Kaufman për Artet Performuese – Misuri, SHBA
Projektuar nga arkitekti Moshe Safdie, Qendra Kaufman për Artet Performuese në horizontin e Kansas City, Misuri. Sallat gati identike mikpresin ngjarje kulturore si koncerte simfonike, balet, opera dhe teatër, secila me një pamje prej 180 gradësh të horizontit dhe zonës historike të magazinave. Safdie thotë: Çdo sallë paraqet një hapësirë të dallueshme, duke evokuar metaforikisht një instrument muzikor, të dukshëm përmes xhamit-guaskë. Ndërsa, ndryshon drita natyrore, po kështu ndryshon edhe transparenca e ndërtesës, duke reflektuar mjedisin e strukturës dhe në të njëjtën kohë, duke nxjerrë në pah brendinë e saj. Natën, e gjithë ndërtesa tjetërsohet, duke shfaqur të gjitha aktivitetet e saj të brendshme, në komunitetin jashtë'.

Historia e ndërtimit të 13 teatrove më modernë në botë:

[gallery]25712[/gallery]

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi