Historia e pianistes 104 vjeçare: Muzika më ka shpëtuar

Historia e pianistes 104 vjeçare: Muzika më ka shpëtuar

Pianistja franceze Colette Maze

Historia e pianistes së lindur në 1914 që jeton në një apartament në katin e 14-të pranë Kullës Eiffel. “Sekreti im, dashuria për pianon është një ushqim me verë, çokollatë dhe djathë”.

Kur ashensori hapet, duket si një melodi e hollë. Ndërsa netëve luan një melodi të ç’akorduar por me një temë të ëmbël. Zëri është ai i një instrumenti tepër të rrallë, një piano e vogël që vite më parë përdorej për të shoqëruar ndonjë këngëtare ose për të kërcyer.

Për të luajtur këtë instrument të vogël, në të cilin mbështeten disa fotokopje të veprave të Molierit qëndron një zonjë e imët kaluar të 80-tat. Quhet Colette Maze, jeton në një apartament në katin e 14-të një pallati, pak metra nga Kulla Eiffel. Është një pianiste dhe është 104 vjeç.

Colette flet për dashurinë, jo për pianon por për dashurinë e një jete, kompozitorin francez Debussy. E tregon si të ishte bashkëshorti që nuk jeton më. Kur kompozitori po vdiste në Paris, njëqind vite më parë, Coletta prekte për herë të parë tastat bardh e zi. Ishte vetëm 4-vjeç. Një shekull më vonë, sapo ka regjistruar diskun e katërt dhe të fundit që s’mund të ishte ndryshe, veçse i Debussy.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen