Historia e Portës
309-vjeçare të Libohovës

Historia e Portës <br />309-vjeçare të Libohovës
Në hyrje të banesës së Isufatëve në Libohovë të Gjirokastrës gjendet një portë antike, e cila sipas arkeologëve është ndërtuar 309 vjet me parë. Kjo ndërtesë është drejt marrjes se statusit Monument Kulture, pohojnë punonjësit e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Objekti sipas këtyre specialistëve mbart vlera të veçanta historike e arkeologjike. Në këtë fotografi duket porta e cila është dizenjuar me 7 basorelieve në harkun e saj. Dy basorelievë të tjerë janë në sipërfaqet anësore, e cila është e ndërtuar e gjitha me gurë të zinj. Kjo portë ka qenë shumë e lakmuar edhe në kohë të mëvonshme, por banorët ekzistues e kanë ruajtur për mrekulli deri më sot.

Edhe pse ka humbur disa elemente të dikurshme, siç janë kolonat dhe një çati rreth 24 metra katrorë, në të janë të qarta të gjitha figurat e gdhendura. Duket qartë një shqiponjë, një kalë fluturues. Specialistë thonë se në një nga figurat e tjera të kësaj porte duket skena e pagëzimit, si dhe rituali i kurbanit. Ata dëshmojnë se "Porta ishte hyrja e dikurshme e shtëpisë trekatëshe të Isufatëve, e cila tashmë nuk ekziston më. Edhe sot e kësja dite kjo portë vijon të mbetet e hapur për miqtë e familjes që banon aktualisht në një banesë të re. Familjarët e rinj e kanë ndërtuar shtëpinë në këtë vend vetëm për shkak të pranisë së portës. Ky objekt, thonë specialistët vendas "kishte tërhequr në kohën e vet vëmendjen e Myfit bej Libohovës kur nisi ndërtimin e sarajeve, por familja e Isufatëve nuk pranuan t'ia shisnin". Në hyrje të banesës së Isufatëve në Libohovë të Gjirokastrës gjendet një portë antike, e cila sipas arkeologëve është ndërtuar 309 vjet me parë. Kjo ndërtesë është drejt marrjes se statusit Monument Kulture, pohojnë punonjësit e Institutit të Monumenteve të Kulturës në Tiranë.

Objekti sipas këtyre specialistëve mbart vlera të veçanta historike e arkeologjike. Në këtë fotografi duket porta e cila është dizenjuar me 7 basorelieve në harkun e saj. Dy basorelievë të tjerë janë në sipërfaqet anësore, e cila është e ndërtuar e gjitha me gurë të zinj. Kjo portë ka qenë shumë e lakmuar edhe në kohë të mëvonshme, por banorët ekzistues e kanë ruajtur për mrekulli deri më sot. Edhe pse ka humbur disa elemente të dikurshme, siç janë kolonat dhe një çati rreth 24 metra katrorë, në të janë të qarta të gjitha figurat e gdhendura. Duket qartë një shqiponjë, një kalë fluturues. Specialistë thonë se në një nga figurat e tjera të kësaj porte duket skena e pagëzimit, si dhe rituali i kurbanit. Ata dëshmojnë se "Porta ishte hyrja e dikurshme e shtëpisë trekatëshe të Isufatëve, e cila tashmë nuk ekziston më. Edhe sot e kësja dite kjo portë vijon të mbetet e hapur për miqtë e familjes që banon aktualisht në një banesë të re. Familjarët e rinj e kanë ndërtuar shtëpinë në këtë vend vetëm për shkak të pranisë së portës. Ky objekt, thonë specialistët vendas "kishte tërhequr në kohën e vet vëmendjen e Myfit bej Libohovës kur nisi ndërtimin e sarajeve, por familja e Isufatëve nuk pranuan t'ia shisnin".

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print), 19 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës

‘Lonely Planet Italia’: Vizitoni Rivierën Shqiptare, një nga destinacionet magjike të Evropës