Historia e rrallë e familjes me 14 fëmijë, anëtarja e saj Dituri Shema: Ja arsyeja përse prindërit sollën në jetë kaq shumë fëmijë

 

NJë histori e bukur dhe e veçantë u trajtua sot në emisionin ‘’ Rreze Dielli’’, sepse sot familjet me 14 anëtarë janë shumë të rralla, e nëse dëgjon për një prej tyre të duket e pabesueshme, por ja që ende mund të gjesh familje me kaq shumë anëtarë edhe pse i përkasin një tjetër periudhe, asaj të  pasçlirimit, kur lindja e fëmijëve dhe familjet me shumë anëtarë ishin normale për ideologjinë e kohës, ndërsa planifikimi familjar nuk njihej aspak. 

Historinë e familjes së saj e tregon Dituria, një nga 14 fëmijët e familjes Isufi që tashmë është një grua në moshë, që  ia ka dalë të jetë një veterinere e  suksesshme e cila e ka trashëguar disiplinën nga familja e saj. Ajo flet me pasion dhe krenari për familjen e saj ndërsa tregon dhe arsyen përse prindërit sollën në jetë kaq shumë fëmijë:  

‘’ Si fillim fare kërkonin djemë, djali ishte dicka e madhe në familje, dhe u bënë katër motra, kur bëri djalin tha u tani mësova rrugën si duket, pas djalit u bë motra e pestë, o tha më doli prap kjo vajzë, pas asaj bën prap vëllanë e dytë, të shikoj tha me dy, vajtën 6 vajza dhe pas vëllait të dytë doli vajzë të shikojë njëherë tha mos bëj prap, kur ja nisin me rradhë pas meje, pastaj me rradhë, me rradhë u bënë dhe pesë të tjerë sa vajtën 10. Në fund fare dolën 2 vëllezër’’ u shpreh ajo për familjen e saj, duke treguar kështu ardhjen në jetë të vëllezërve dhe motrave të saj, djali i parë ka ardhur pas 4 vajzave dhe më pas ka lindur një motër, një tjetër vëlla dhe më pas 5 motra. Të fundit kanë ardhur në jetë 2 djemtë”.

Të kesh 13 motra e vëllezër ka qenë një bekim për Diturinë por nga ana tjetër ka pasur edhe raste kur e kanë parë me paragjykim e mosbesim, ndonëse në shumicën e kohës historia e familjes së saj i është dukur thjeshtë e çuditshme shoqeve e shokëve të Diturisë në moshën e saj të rinisë :

‘’ Në shkollë më pyesnin, i thoja unë dhjetë motra nuk e besonin mendonin se isha e vetmja, kur thosha dhjetë motra dukej si batut tamam,kjo dhjetë motra s’kishte bërë vaki të dëgjonin dhjetë motra’’ tha ajo.

Ndërsa tregon se dhe për kohën ishte e veçantë familja e tyre;

‘’ Mund të ishin njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë ose kanë qënë dhe me katërmbëdhjetë dhe pesëmbëdhjetë por që nuk jetonin dhe ne këtë kishim  të mirë, ishim të shëndetshëm’’ thotë Dituria.

Dituria përpos historisë së saj familjare është një grua që ka shumë për të thënë, e martuar prej vitesh ajo nuk mundi të sjellë në jetë një fëmijë, por me dashuri dhe përkushtim rriti djalin e burrit të saj, për të cilin thotë se ia ka dhuruar zoti dhe nuk mund të kishte djalë më të mirë:

‘’ Unë kam një djalë, një djalë të burrit, e kam shumë të mirë, e kam timin, më ka lënë një dhuratë të mirë’’ tha ajo në studion e ‘’ Rreze Dielli’’.

Historia e familjes së Diturisë, me plot vëllezër e motra dhe nipër e mbesa, është një histori frymëzimi, e veçantë e cila ka në bazë të saj dashurinë dhe mbështetjen për njëri –tjetrin.

VIDEO/Intervista e plotë

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja