Historia e supës me karrota, kush ishte krijuesi që shpëtoi mijëra foshnje

Historia e supës me karrota, kush ishte krijuesi që shpëtoi mijëra foshnje

Supa me karrota

Mbi 150 vjet më parë, shkalla e vdekshmërisë foshnjore ishte në nivel shumë të lartë.

Për fat të mirë, një mjek shptoi jetën e mijërave foshnjave.

Ernst Moro lindi në një qytet të vogël në Austro-Hungari. Ai mori një doktoraturë në mjekësi në Graz, dhe më vonë në Mynih u bë një pediatër i specializuar.

Gjatë praktikës së tij mjekësore, Moro bëri shumë zbulime të rëndësishme, në veçanti, ndikoi në zhvillimin e diagnozës së paralizës cerebrale duke zbuluar refleksin “Moro”.

Sipas metodës së Ernstit, nëse flisni me zë të lartë pranë kokës së një fëmije, ata duhet të hapin krahët dhe pastaj t'i tërheqin përsëri.

Mungesa e këtij refleksi, sipas hipotezës së tij, flet për dëmtimin e sistemit nervor.

Sidoqoftë, kontributi i Moros në zhvillimin e pediatrisë nuk mbaron këtu.

Ai zbuloi përfitimet e laktobacilit për trupin e njeriut, sugjeroi sterilizimin e shisheve për fëmijë dhe doli me një formulë për infermierinë artificiale.

Siç e dini, e gjithë kjo është përdorur gjerësisht edhe sot e kësaj dite.

Dhe në vitin 1908, Ernst bëri zbulimin e tij më të rëndësishëm.

Në atë kohë, 25 nga 100 fëmijë, jetonin deri në moshën 1 vjeç dhe shkaku kryesor i vdekshmërisë së lartë të foshnjave ishte diarreja.

Moro doli me një zgjidhje të thjeshtë dhe uli numrin me gati 50%.

Ai sugjeroi t’i ushqenin fëmijët me supë me karotë.

Receta është mjaft e thjeshtë: bluajeni një kile karota të gatuara në pure, shtoni 30 gram ujë, pak kripë dhe ziejini për një orë.

Kjo pjatë e thjeshtë do të ndihmonte një fëmijë të luftojë diarrenë më mirë se çdo mediakament.

Fuqia e mrekullueshme e supës së karotës u shpjegua vetëm në fillim të shekullit XXI.

Studimet kanë treguar që oligosakaridet e përfshira në gjellë parandalojnë që bakteriet të bashkohen në mukozën e zorrëve.

Karrota është një depo e vërtetë e përbërësve të dobishëm, pasi është i pasur me magnez, karoten, antioksidantë, fibra, fosfor, kalcium, dhe një gamë të gjerë të vitaminave dhe mineraleve.

Përveç trajtimit të diarresë, karrota ka këto veti të dobishme për trupin: parandalon kancerin e mushkërive dhe zorrës së trashë; shkatërron qelizat e leucemisë dhe parandalon përparimin e saj; rregullon nivelin e sheqerit në gjak; parandalon zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare; forcon sistemin imunitar.

Fatkeqësisht, përkundër zbulimeve të tij themelore, Ernst Moro nuk mori asnjë çmim.

Për fat të mirë, ai arriti shumë më tepër, shpëtoi jetën e mijëra fëmijëve.

Kjo është e mjaftueshme për të kujtuar dhe për të qenë mirënjohës ndaj këtij njeriu inteligjent!

Specialisti Ernst Moro

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anisa: 24/01/2020 14:50

    Patjeter pasi nga drejtimi i tyre varet edhe niveli i jeteses sone dhe femijeve tane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT