Gëzimi, mirënjohja, durimi dhe këmbëngulja janë tiparet kryesore që shikon tek 32 vjeçari Jetmir Hila, i cili është paralizuar që kur ishte bebe e porsa lindur nga një temperaturë e lartë.
Ai sot dëshiron të jetojë i pavarur edhe pse është para dhe tetraplegjik, madje ka edhe vështirësi në të folur. Ka mbaruar një kurs grafik/ design dhe punon i pavarur për të bërë kartëvizita dhe postera të ndryshëm.
“Unë kam nevojë, nuk ka nevojë klienti. Klienti do punën, po nuk ia bërë mirë nuk të vjen më. Mundohem të punoj natën, nga ora 11 i natës deri në 3 të mëngjesit”, shprehet për Report Tv Hila.
Jetmiri e ka të lidhur ngushtësisht jetën me motorin e tij. Madje ai ia u çon vetë porositë klientëve. Në kursin ku mori pjesë u regjistruan 40 pjesëmarrës, prej tyre vetëm 5 e përfunduan dhe Jetmiri u shpall më i miri.
Por ai nuk mjaftohet me kaq. Edhe pse është 32 vjeç dhe është më i madhi i klasës, ai ndjek arsimin e detyruar dhe është në klasën e katërt, ku dhe po mëson dhe gjuhën angleze. Ai bën edhe terapi logopedie, për të përmirësuar komunikimin. Madje zgjohet çdo ditë në orën 5 dhe fillon aktivitetin e ditës me lutje, duke qenë se është besimtar mysliman.
“Unë çohem në 5 të mëngjesit. Fal sabahun dhe në 6 mëngjesit dal për në shkollë. Duhet të jem në 8 pa 5 në Laprakë për të shkuar në shkollë në Vorë”, na tregon ai.
Jetmiri ka një mesazh të fortë për të gjithë. Edhe pse i kufizuar fizikisht, për të nuk ka limite që të ofrojë më të mirën dhe të jetë i zoti i vetes. Madje ai bën edhe detyrat që i takojnë në familje.
“Mua më pëlqejnë shumë gjëra. Dua të kem mundësi të ndihmoj të tjerët. Të kem mundësi të punoj e ndihmoj veten time. Të mos i bie në qafë njeriu”, shprehet
32 vjeçari Jetmir Hila.
Ëndrra e Jetmir Halmit është të shkojë në Haxh, të krijojë familjen e tij si edhe të jetë një dizenjues shumë i mirë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
50.5%
-
Të gabuar
44.7%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 11749
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA-ja akuzon tre iranianë për hakerim të fushatës së Trump
27 Shtator, 21:01
-
Konflikti Izrael-Liban/ Eksperti: Pritet një konflikt tokësor! Duket përsëritje e historisë, paqja duke larg
27 Shtator, 20:51
-
Kishte kultivuar 269 bimë kanabis, arrestohet shqiptari në Angli! Jetonte në 'shtëpi bari' me gruan: Ajo nuk di gjë
27 Shtator, 20:21
-
I vetmi nga kolegët që e priti në burgun e Fierit/ Luan Baçi: Salianji një nga deputetët më të spikatur! PD do kalojë në një stad tjetër të të bërit opozitë
27 Shtator, 20:20
-
Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (VIDEO)
27 Shtator, 20:11
-
Ylli Pata: ‘Golgota Babale’, rikthim në vitin ‘zero’: Pse u dënua Ervin Saljanji?
27 Shtator, 19:56
-
Ideja e shtetit bektashian/ Arian Galdini: Nuk më tremb koncepti i shtetit! Por pikëpyetja vjen si e prezantoi Rama në OKB
27 Shtator, 19:50
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti takim me O’Brien dhe Lajçak: Përkushtim dhe angazhim konstruktiv në procesin e normalizimi të marrëdhënieve
27 Shtator, 19:47
-
Kujtim Gjuzi e zbulon në 'Studio Live': Basha do garojë me mua! I bëj thirrje Berishës ta fali, ta pranojë në PD
27 Shtator, 19:44
-
Dënimi i Salianjit/ Kujtim Gjuzi: I them Berishës ndaloje mos të shkojë në burg! Galdini: Hyn tek ata që kanë ambicie ekstreme për karrierë
27 Shtator, 19:31
-
Mero Baze: Një betejë lotësh, qurrash dhe pafytyrësie për Salianjin
27 Shtator, 19:31
-
Dënimi i Salianjit, Rama reagon sërish: E turpshme kundërvënia ndaj drejtësisë, 'heroin' e ri mbretëria e shpifarakëve ta ngjisë në penxheren e katit të tetë! I përgjigjet Bardhi
27 Shtator, 19:23