Padrejtësitë ndaj shqiptarëve në shtetin grek janë të shumta. Megjithatë ato bëhet edhe më të prekshme kur rrëfehen nga një i tretë që nuk ka lidhje me ngjarjen. Irish Mirror sjell historinë e një shqiptari në Kretë i martuar me një irlandeze, dhe që është dënuar padrejtësisht, pa asnjë fakt nga drejtësia greke.
 
Julie Marku  e martuar me shqiptarin thotë se  që kur burri i saj është dënuar me 17 vite burg për krime që ai pretendon se nuk i ka kryer, thotë se po jeton një makth, ndërsa nuk sheh dritë në fund të tunelit. Julie Marku pranon se do duhet të kalojnë vite përpara se ajo të jetë bashkë me Markun e saj të dashur.

Duke u mbytur në lot, ajo thotë: “Që kur Marku u arrestua, ishte sikur dikush na mori dhe na vendosi në mes të një filmi me mafia, me vizita në burgje, takim me avokatë, paraqitje në gjyq, të rrethuar nga policë. Kur jam në burg duke pritur që të takoj Markun, pyes veten se si kjo u bë pjesë e jetës sonë”.

shqiptari 2





















Gjithcka nisi katër vjet më parë kur burri i saj u burgos në Kretë së bashku më vëllezërit Andrea dhe Martin, kushërinjtë e tyre dhe gjashtë shqiptarë të tjerë, nën akuzën e grabitjeve të armatosura dhe vjedhjes së makinave. Por në tre data kur edhe kanë ndodhur grabitjet e armatosura, Marku mund të provojë se ishte në Irlandë. Dhe në një datë, kur thuhet se ai po vidhte një shtëpi, ai në fakt ishte në avion.


28- vjeçari akuzohet për gjashtë raste të vjedhjes së makinave, por ai ishte në Irlandë në dy data dhe ekipi i tij mbrojtës ka prova që e faktojnë këtë. ADN e Markut thuhet se është gjetur në një palë doreza që gjeti policia në një skenë grabitjeje. Megjithatë nuk ka prova se dorezat janë gjetur apo janë marrë nga skena, pasi grabitja ndodhi kur Marku ishte në Irlandë. Pavarësisht se nuk u gjet asnjë provë për 11 akuzat dhe dëshmitë ishin kontradiktore, kjo nuk e ndaloi gjyqtarin që të jepte vendimin me 18 vite burg. Ata vendosën që ta çojnë çështjen në apel, me shpresën se do fitonin pafajësinë. Por gjyqtari grek vetëm e reduktoi dënimin me 15 muaj.
Romanca mes çiftit nisi në vitin 2008, kur mësuesja Julie vendosi që të shkonte në ishullin e Kretës. Ajo takoi aty shqiptarin Mark, në atë kohë 22 vjeç dhe ranë në dashuri. Ata ëndërrojnë të kenë fëmijë dhe të ngrenë një shtëpi në Shqipëri. Beteja e çiftit për drejtësi ka kushtuar më shumë se 250 mijë euro. Vetëm apeli i fundit u ka kushtuar 20 mijë euro. Aktualisht në çështje është përfshirë edhe Projekti Irlandez për Pafajësinë, një degë e rrjetit amerikan të avokatëve që rishikojnë dënimet e dyshimta.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)