TIRANË - Historia e një ushtaraku të larguar nga Forcat e Armatosura për t’iu përkushtuar fëmijës së tij autik, nxiti ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli të marrë iniciativën për të ngritur një Qendër të Posaçme për trajtimin e fëmijëve të ushtarakëve të cilët vuajnë nga crregullimet e spektrit autik. Kjo qendër është ngritur në ambientet e Batalionit të Mbështetjes Rajonale në Tufinë, një ndërtesë e lënë pas dore dhe tashmë e transformuar në shërbim të fëmijëve.
“Jemi mbledhur për të finalizuar një pune që t’ju them të drejtën është frymëzuar nga një ish-ushtarak, i cili nuk është më pjesë e FA, sepse në jetën e tij vendosi t’i kushtonte më shumë kohë, energji dhe përkushtim fëmijës së tij autik. E mbaj mend shumë mirë ditën kur ai erdhi në zyrën time për të folur për problemin e tij, i cili në fund të ditës nuk ishte vetëm i tij, por i shumë fëmijëve të tjerë si fëmija e tij. Ndaj u emocionova aq sa mendova: le të shikojmë se çfarë ndodh me fëmijët e FA, të cilët janë jo vetëm problemet e nënave dhe baballarëve të tyre, por edhe të fëmijëve dhe kuptova që kishte vend dhe mundësi që Ministria e Mbrojtjes të ngrinte një qendër për të kaluar disa orë dhe për tu marë me edukimin dhe përkujdesjen e nevojshme të gjithë atyre fëmijëve të ushtarakëve, të cilët nënat dhe baballarët e tyre i kanë shpesh herë në shërbim, larg familjeve, larg qendrave ku banojnë, i kanë shpesh herë, madje, shumë larg jashtë kufijve të atdheut. Kjo nuk është vetëm një sfidë për fëmijët, as nuk është një sfidë vetëm për prindërit që qëndrojnë çdo sekondë të jetës së tyre pranë fëmijëve, as vetëm e mësueseve që edukojnë këta fëmijë. Kjo është dhe duhet të jetë në vazhdimsi edhe sfida jonë e përbashkët dhe ne duhet të jemi gjithmonë pranë këtyre fëmijëve dhe prindërve dhe të mos i lemë ata asnjëherë vetëm. Mjekë, terapistë, të afërm, kolegë, të gjithë duhet të bëhemi bashkë dhe të japim një mbështetje të gjithanshme për këto fëmijë, të cilët kanë nevojë sa për dashuri, aq edhe përkushtim pse jo dhe për përkushtim profesional për përkushtim dhe dashuri më shumë se gjithçka tjetër”, - tha zonja Kodheli.
Më pas, ministrja Kodheli falënderoi bankën Raifaisen për mbështetjen, UNDP për trajnimin e stafit, Entela Vakjari për konsulencën e ofruar për projektin, Shkollën e Trupës dhe Batalionin e Mbështetjes për kontributin e tyre, si dhe Ministrinë e Shëndetësisë për mbështetjen e madhe që ka dhënë gjatë gjitha fazave të ndërtimit të kësaj qendre.
Në këtë ceremoni përshëndeti edhe drejtori Ekzekutiv i Raiffeissen Bank, z. Kristian Kanakaris dhe zv.ministri i Shëndetësisë, z. Klodian Rjepaj.
Qëllimi i Qendrës për Trajtimin e fëmijëve autikë të personelit ushtarak do të jetë përmirësimi i cilësisë së jetës së fëmijëve me autizëm dhe familjeve të tyre me anë të zbatimit të standardeve të larta të evidentuara me bazë modeli terapeutik të bazuar në Principet e Aplikuara në Analizën e Sjelljes, si dhe sigurimi i mbështetjes së vlefshme dhe të vazhdueshme për familjet e fëmijëve me autizëm, duke rritur të kuptuarit e tyre rreth kësaj patologjie dhe duke lehtësuar menaxhimin e jetës së tyre të përditshme. Shërbimi dhe trajtimi në këtë Qendër do të ofrohet falas për fëmijët e ushtarakëve të Forcave të Armatosura që vuajnë nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO