Historia e vërtetë e familjes së Qazim Mulletit! Tronditjet nga regjimi komunist dhe shenjat që i la komedia 'Prefekti' (VIDEO)

Emisioni Dosja K në Report TV sjell historinë e vërtetë të Qazim Mulletit, jo atij te komedisë "Prefekti", por atij me diploma në Stamboll e Vjenë e që njihte aq gjuhe të huaja sa lodhesh duke i numëruar! Rrugëtimi i Qazim Mulletit mes emigrimit dhe Shqipërisë..."Puthi tokën kur u kthye dhe tha se nuk do të merrej më me politikë"....Si pranoi të shërbente në Tiranë si prefekt dhe kryebashkiak në periudhën më të keqe. Kalvari i familjes pas luftës...Persekutimi, dhe komedia "Prefekti" si armë vrasëse.

Qazim Mulleti

Qazim Mulleti është një personazh i rrallë.

Historia jonë është treguar e rreptë dhe e padrejtë me të.

I diplomuar në Universitetin e Gallatasarajt e më tej në Akademinë diplomatiko-ushtarake të Vjenës, ai ishte një nga poliglotët e rrallë që ka pasur Shqipëria.

Njihte dhe fliste  turqisht, greqisht, gjermanisht, arabisht, serbisht, italisht, latinisht dhe frëngjisht.

Emrin e tij e hasim në ngjarjet kryesore historike të Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë me ngritjen e flamurit në Tiranë dhe në Vlorë, më tej si një prej katër adjutantëve të Princ Vidi, si pjesëmarrës energjik në Kongresin e Lushnjes, si komandant i forcave vullnetare për mbrojtjen e kufijve nga serbët, mbështetës i qeverisë së parë në Tiranë, e më tej i pozicionuar në rradhët e opozitës si fanolist i bindur. Që prej shtypjes së revolucionit të qershorit 1924, ai merr rrugët e mërgimit. Në Vjenë martohet me Hajrie Kusin dhe pati nji djalë të vetëm: Reshitin, i cili u rrit pothuajse me figurën e munguar të të atit. Pas pushtimit të Shqipërisë, Qazim Mulleti kthehet në atdhe, ku ushtron për pak vite detyrën e kryebashkiakut të Tiranës dhe atë të prefektit. Në fund të Luftës, ai merr sërish rrugën e mërgimit duke lënë në Shqipëri bashkëshorten dhe dhjalin e vetëm, të cilët nuk do t’i shihte më kurrë.

Por ndryshe nga ky profil, për 50 vjet të regjimit komunis, shqiptarët e personifikuan Qazim Mulletin me një figurë groteske. Kjo për shkak të një komedie, ku e tallën dhe e fyen atë dhe familjen e  tij, duke përdorur për personazhet e komedisë emrat e tyre realë.

Falë dëshmisë së mbesës së tij, Fatbardha Saraçi Mulleti, sot do të mësojmë historinë e vërtetë të familjes së Qazim Mulletit.

Ishte shtator i vitit 1944. Reshiti 14 vjeçar mbeti sërish pa të atin. Qazim Mulleti ishte arratisur për të mos u kthyer më kurrë në atdhe. Nuk do ta shihtë më djalin e tij dhe as bashkëshorten Hajrien.

Por historia dëshmoi se komunistët e derdhën gjithë hakmarrjen e tyre mbi fmailjarët e kundërhstarëve politikë, qofshin fëmijë, gra apo pleq, duke i bërë të përjetojnë ferrin për gjysëm shekulli

Fatbardha ishte 5 vjeç kur u instalua regjimi komunist në Shqipëri. Ajo s’kish si të kuptonte çfarë po ndodhte e aq më pak të perceptonte të ardhmen e errët. Por shpejt do të shihte lot në sytë e nënës së saj, pasi babanë do t’ia arrestonin e me familjen e saj do të përjetonin ditë me të vërtetë të vështira, në kasolle e bodrume, për vite e vite me radhë.

Ky ishte vetëm fillimi i persekutimit për familjen e Fatbardhës, një persekutim që do të zgjaste afro gjysëm shekulli. Shijen e tij Fatbardha e provoi mbi lëkurën e saj. Por ajo nuk do të rrëfejë vetëm historinë e saj personale, por të gjithë familjes,  e sidomos të familjes së xhaxhait të saj Qazim Mulleti, familje që sot është shuar tërësisht pa trashëgimtarë.

Ishte vitit 1948. Besim Levonja shkruan komedinë “Prefekti”, ku satirizohej tallej e përbaltej figura e Qazim Mulletit, e gruas së tij Hajries dhe sidomos e djalit të tij Reshitit. Komedia merr famë menjëherë dhe pushton gjithë skenat e vendit. I madh e i vogël tallej me batutat e kësaj komedie. Ndërsa në familjen e Qazim Mulletit bashkëshortja Hajrie dhe djali i saj Reshiti ishin troditur.  Pse ta shkruante këtë komedi, për më tepër me emrat realë ai komedian i ri, që gjatë luftës ia kishte shpëtuar kokën vetë Qazim Mulleti???

Pak vite më vonë ky djalosh që i kishte shpëtuar vdekjes vetëm falë zemërgjerësisë së Qazim Mulletit do të shkruante komedinë “Prefekti”. 

Mësuesja e tij Alija, sapo mësoi për këtë komedi, shkopi drjet e në zyrën e Besim Lëvonjës në Lidhjen e shkrimtarëve.

Ndërsa vijonin dënimin në Tepelenë, një ditë i kishin  thirrur në Tiranë  në Degën e Brendshme ku i kishin torturuar, duke iu kërkuar të tregonin se ku i kishin fshehur florinjtë

Jeta në internim ishte e vështirë përtej çdo imagjinate. E gjithë jeta në kasolle teneqeje dhe dërrase, por më e rënda ishin mungesa e lirisë. Reshiti në kujtime te tij thotë së ai s’kishte të drejtë të lëvizte nga kampi përveçse me leje. Dy herë në ditë i nënshtrohej apelit. Duhej të paraqitej tek polici i kampit në mëngjes dhe mbrëmje. Shpesh i kërkohej ta bënte këtë edhe në drekë... Punoi gjithë jetën në bujqësi, në vendet më të largëta e të vështira. Por mallkimi i komedisë “prefekti” do ti kapërcente të gjitha vuajtjet.  Ja një kujtim tjetër i dhimbshëm i tij...

Pas arratisjes në vjeshtën e 1944, Qazim Mulleti e jetoi pjesën e mbetur të jetës së tij në emigrim, bashkë me vëllanë e tij të vogël.

Familjarët e mbetur në Shqipëri mundoheshin të rrëfenin diçka prej jetës së tyre në letrat e rralla që këmbenin. E po ashtu edhe me rrugë të tjera ata në Itali merrnin lajme nga Shqipëria. Fatbardha tregon edhe një detaj se si e mori vesh Qazim Mulleti që për të kishin vënë në skenë një komedi kushtuar atij...

Qazim Mulleti jetoi pak vite pas arratisjes dhe pothuajse nuk u mor më aktivitet politik.

Lajmi i vdekjes së Qazim Mulletit e gjeti familjen e tij të mbetur në internim, në një kasolle të mjerë në Savër të Lushnjes... Fatbardha e kujton  si sot ditën që morën telegramin me lajmërimin e vdekjes së xhaxhait.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • .......: 25/04/2019 15:29

    Zoti jua ktheft ne familjet e atyre qe ja bene kete nje njeriut te madh si Qazim Mulleti, dhe atyre qe tallen njerez te vegjel e pisa ne shpirte.

    Përgjigju
  • la fonten: 24/04/2019 16:44

    Sidoqofte komedia "Prefekti' i te madhit Besim Levonja, e beri kete emer popullor e ndoshta te pavdekshem, se sa per bemat e veprat e tija, ai do te ishte harruar me kohe, siç jane harruar fare edhe njerez shume me ne ze e me jete shume, shume here me te pasur. Si shembull eshte, se po te lexosh "Histora e Shqiperise" vellimi II, botim i Institutit te Historise dhe Gjuhesise, nje veper voluminoze dhe e plote dhe me vlera te verteta shkencore historike, ky Qazua as qe permendet qofte edhe nje here... Keshtu qe te gjithe ata qe ndjehen te lenduar nga komedia brilande DUHET te ndjejne te kunderten. Vetem kjo komedi e njohu kete njeri.

    Përgjigju
  • Partia komuniste: 24/04/2019 13:55

    O qazim ore qazim puna jote aferim ...qazimo nxirre nga burgu ate se eshte kap atije ne demosrtat , per kok tate qazimo V.F L.P

    Përgjigju
    • une: 07/05/2019 18:52

      Besim levonja ka qene ne burg se eshte kapur ne demostrate dhe ka dale me ndihmen e Qazim Mulletit. I paska hyre ne pune ky detaj per te goditur pikerisht Qazim Mulletin. e pabeueshme si e ka bere kete....

    • Fenomenal: 24/04/2019 16:16

      Ngavash se mos na lagesh nga pasioni rrusho me komplet doku

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë