Mozzik s’ndal thumbat! Fansat në koncert shajnë të dashurin e ri të Loredanës, këngëtari bën reagimin epik (VIDEO)

Pas publikoi një foto në rrjetet sociale i veshur me fanellën e Bayern, duke thumbuar Karim Adeyemin, të dashurin e ri të Loredanës i cili luan si sulmues për “Borussia Dortmund”, skuadra këto kundërshtare, reperi i njohur Mozzik ka sjellë reagimin e radhës.

Ndonëse prej kohësh është ndarë nga ish-partneri i saj Mozzik me të cilin ka dhe një vajzë, Hanën, mesa duke këngëtarja e njohur ka rigjetur sërish dashurinë.

Së fundmi ajo ka konfirmuar romancën e saj me futbollistin e talentuar, Karim Adeyemi, për të cilin klubet në Europë janë gati të shpenzojnë shifra stratosferike.

Mirëpo për Mozzik, ai është i dashuri i ri i ish-bashkëshortes së tij dhe fakti që nuk e pëlqen aspak këtë e ka treguar edhe me vepra.

Së fundmi, gjatë një koncerti një pjesëmarrës ka shkruar në telefonin e tij “F*ck Adeyemi”, referuar të dashurit të ri të Loredana Zefit.

Në momentin që Mozzik e lexoi këtë, filloi të qeshte dhe më pas vazhdoi performancën e tij. Kujtojmë që disa javë më parë, reperi theu rrjetin me ngacmimet e tij lidhur me romancën e re të ish-partneres së tij me futbollistin e njohur, Karim Adeyemi.

Mozzik postoi disa foto e video në mediat sociale i veshur me fanellën e Bayern duke u tallur se do i bashkohet skuadrës gjermane.

Thumb ky për Karim, i cili luan si sulmues për “Borussia Dortmund”, që është skuadra kundërshtare më e madhe e Bayern në Bundesliga.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve

Muzetë, frekuentime rekord nga turizmi, potenciali për nxitjen e bizneseve