Historia pas aktit ekstrem të nënës së 2 fëmijëve në Durrës

Historia pas aktit ekstrem të nënës së 2 fëmijëve në Durrës

Sendet e djegura të gruas në Durrës

Gruaja 58-vjeçare e cila tentoi të djegë veten me benzinë në rrugë në qytetin e Durrësit disa ditë më parë, ndodhet në repartin e Djegie-plastikës në QSUT.

Për Shqiptarja.com ajo thotë se është e rënduar jo vetëm emocionalisht, por ka edhe dhimbje, veçanërisht në këmbën e djathtë ku ka djegiet më të mëdha.

Gruaja jeton me qira në qytetin e Durrësit me djalin e saj 28-vjeçar. “Ai është më shumë pa punë se sa në punë”, tregon ajo, teksa tregon se ka 4 muaj pa paguar qiranë dhe rrezikon që pronari t’i nxjerrë në rrugë në fund të tetorit.

58-vjeçarja tregon se ka edhe një vajzë të martuar, e cila e viziton pasi mbaron punën, por rrëfen se ndodhet në gjendje shumë të vështirë psikologjike dhe emocionale për shkak të pamundësive ekonomike në familje, të cilën e kanë detyruar të marrë edhe një kredi në një bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 milionë lekë të vjetra.

“6 muaj i kam paguar, kam dhe pjesën tjetër. Dy muajt e fundit nuk i kam paguar”, tregon gruaja, e cila thotë se është ndjerë në presion sa herë që ka marrë telefonata nga banka për pagesat e kësteve mujore. “Edhe dje më kanë marrë në celularë, edhe pse jam këtu në spital”, thotë ajo.

Deri para disa ditësh nëna e 2 fëmijëve, ushqehej tek Qendra Ditore e te Moshuarve, por Bashkia e ka mbyllur përkohësisht pasi mësohet se është në proces tenderimi për ushqimet. “As bashkia nuk na ka përfillur me asgjë”, përfundon 58-vjeçarja.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?



×

Lajmi i fundit

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot

Një ditë e mirë për të reflektuar mbi marrëdhëniet tuaja, horoskopi për sot