Historia rrëqethëse: U rrëmbye në 1998 dhe u mbajt për 26 vjet në një bodrum, 300 metra larg shtëpisë së tij

Historia rrëqethëse: U rrëmbye në 1998 dhe u mbajt për 26 vjet në një bodrum, 300 metra larg shtëpisë së tij

Omran Bin Omran

Një histori rrëqethëse u zbulua në 24 orët e fundit në Algjeri. Një  person i cili u rrëmbye në moshën 19-vjeçare, në  vitin 1998 u mbajt për 26 vite në një bodrum, vetëm 300 metra larg shtëpisë së familjes së tij, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shkaku për gjetjen e Omar Bin Omranit, tashmë 45-vjeç ka qenë një informacion i vëllait të rrëmbyesit, i cili dyshohet se ka ngritur dyshime me një postim në rrjetet sociale pasi kishin probleme me një çështje trashëgimie.

Thuhet se pengëmarrësi e mbante Omran në një hapësirë të nëndheshme që nga momenti që e rrëmbyeu këtë të fundit teksa po shkonte në shkollë.

 Menjëherë pas lirimit, ai u dërgua në spital për të kryer analiza, ndërsa fqinji i tij 61-vjeçar u arrestua dhe pritet të dalë në gjykatë.

61-vjeçari gjithashtu akuzohet edhe për vrasjen e një qeni që ishte me Omranin në momentin e rrëmbimit, pasi ai shpesh vërtitej rreth shtëpisë së rrëmbyesit një muaj pasi 19-vjeçari u zhduk.

Familja e Omran besonin se ai kishte vdekur gjatë luftës civile në Algjeri, ndërsa nëna e tij, e cila vdiq në vitin 2013 thoshte se djali i saj ishte gjallë. Para pak vdekjes thuhet se ajo është shprehur se dëshira e saj e fundit ishte që të vazhdonin kërkimet për Omran: “Ju lutem mos ndaloni së kërkuari Omarin. Jam i sigurt se ai është ende gjallë”.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën

SHBA, 5.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën