A.T, (emri dhe inicialet e oficerit janë ndryshuar për efekt të ruajtjes së identitetit të tij), ishte nga ata oficerë të rinj, që mund të kishte patur të ardhme në Policinë e Shtetit.
Pas një kohe të shkurtër si polic i Shqiponjave në Tiranë, oficeri, i frymëzuar për rendin dhe sigurinë e jetës së qytetarëve, konkurroi dhe u bë pjesë e repartit elitar RENEA, por karriera e tij nuk zgjati shumë.
Dy operacione të njëpasnjëshme, ku ai pa një realitet të ndryshëm nga pasioni për ligjin, si dhe dyshimet se efektivët tradhtohen nga brenda radhëve, e çuan drejt dorëheqjes së parevokueshme nga Policia e Shtetit.
Ishte viti 2020, kur RENEA u urdhërua të kontrollonte befasisht bizneset e Ervis Martinajt, në atë kohë një emër i pandëshkueshëm dhe i fuqishëm.
A. T., e kishin mësuar se, kur RENEA hyn për kontrolle dhe për kapjen e personave të rrezikshëm, parimi i sigurisë, që zbatohet, është shtrirja barkas dhe prangosja e kujtdo. Ky ishte standardi, që po ndiqte atë ditë polici i ri, kur i armatosur dhe me maskë rasti e solli që ai të urdhëronte të ulej në tokë vetë Ervis Martinajn.
Kur efektivi i specialëve u ndesh me kundërshti, reagoi, duke e shtrirë me forcë dhe në një moment shokët e tij panë, kur në aksion e sipër e qëlloi me shuplakë të njohurin si mbreti i lojërave të fatit, por ajo që pa A. T., pak minuta më vonë e shembi profesionalisht.
Ai vërejti disa eprorë të tij, duke ngushëlluar Ervis Martinajn, duke e qetësuar me fjalët: “Mos u mërzit”.
Nën anonimitet, miqtë e A. T., oficerë në RENEA, flasin për INA MEDIA-n mbi pikën e thyerjes së ish-policit, që tani shërben si profesor në një fakultet.
“Pas këtij momenti, ne vazhduam kontrollet, por e vërejtëm kolegun të shtangur nga skena me eprorët. Na mblodhi më pas dhe deklaroi: “Do ta lë policinë. Kjo polici nuk është ajo që unë doja”.
Mes policëve të repartit special kishte kohë që gumëzhinin thashethemet, nëse tradhtoheshin apo jo nga vetë radhët e tyre apo nga kush. Me dyshimet se u dekonspiruan, aksionet e dështuara ndër vite e kthyen RENEA-n pa të kërkuarit Gëzim Çela, ish-oficer policie, i dyshuar si trafikant, Talo Çela, Klement Balili dhe Ervis Martinaj.
Një nga efektivët veteranë në RENEA shton: “Hera e parë, kur mbërritëm për kontroll blic në Fushë Kuqe, ishte pas një informacioni se aty ishte rrahur një kryetar bashkie nga veriu i vendit. Ai kishte luajtur bixhoz dhe kishte humbur shumë. U bë briefing dhe u nisëm. I neutralizuam dhe i mbajtëm shtrirë edhe klientët.
Aty gjetëm makina luksoze dhe çelësat në kuadër. Më vonë mësuam se aty kishin qenë Bajrat dhe ishin larguar, pa mbërritur ne. E kuptuam që dikush kishte njoftuar dhe të gjithë kishin ikur. Ervis Martinajn e çuam në policinë lokale bashkë me mjetin e blinduar dhe më pas ai doli”, – kujton ngjarjen e para tre viteve oficeri./Dita/
Ca e di veten ky polici sandokani qe rreh njerez ik re megjith kte antikapat
Përgjigjuca thu o pall kari
Sa të shokuar duhet të jenë punonjësit e policisë së Shkodrës për bisedat që ka bërë shefi i krimeve me bandën Bajri dhe që nuk ju ka shkruar në Sky?! Sa të shokuar duhet të jenë të gjithë për bisedat që kanë bërë me eprorët e tyre dhe në darkë kanë përfunduar në veshët e bandave Bajri dhe Lici?! Sa frikë duhet të kenë informatorët e policisë për informacionin që kanë dhënë këto banda?! Po këto a i ka llogaritur njeri?!
PërgjigjuDuke lexuar artikullin e mesiperm dhe komentet me poshte ne lidhje se cfare ka ndodhur vertet,nga njera ane me kujtoi nje rast ketu ku punoj.-Jemi nje kompani qe na duhet te punojme e te jemi vazhdimisht ne kontakt me njerez te ndryshem dhe nje dite nje nga topmenagers nga tanet, qe e kishte diten e fundit ne pune,pasi kishte gjetur pune tjeter,/e shfreu/ dufin e mbledhur tek nje klient i mundshem sepse e dinte qe s'i benin dot gje.Nga ana tjeter,per rastin e mesiperm,duke pare qe koleget e policit flasin akoma ne kushte /anonimati/,tregon qe gjerat nuk kane ndryshuar shume.Duket qe /eproret/qe i qane hallin gangsterit,jane akoma ne poste dhe akoma bejne gjemen.
PërgjigjuVisit i kan ber mutin dhe shurren ne koke ka video te ber po policia nuk i nxjerr se i vjen turp,lere pastaj trupin e hodhen ne det dhe nuk gjendet gjall ne bot ...
PërgjigjuPo ti a ishe aty me te , e se la me ra i cope mut ne toke , ja hengre direk shpejt e shpejt.... o ty te qift kina nanen ku ta kesh komentues pabuks pa lek
Historia e vertete eshte ndryshe! Oficeri qe ne mengjes ka paraqitur doreheqjen, e kishte diten e fundit ne pune pasi nuk shkonte mire me asnje koleg ishte delia e zeze aty. Martinin e ka goditur ate dite kur ky ka qene ulur ne karrige pa bere asnje lloj levizje, eshte afruar e ka goditur per te ndezur debat mes martinit dhe kolegeve te tjere te RENEA. Ska lidhje doreheqja e tij me martinin, ai e kishte firmosur doreheqjen qe ne mengjes ate dite, rastesia ndodhi qe ne dreke te shkonin kontroll te martini. Dhe te kishte qene ate dite kontroll te nje kontigjent tjeter ai oficer prap ka qene duke e goditur kushdo qofte, vec te ndizte debat mes kolegeve dhe kontigjentave. Mos beni heronj kot, heronjte qe shkruani ju nuk punojne ne policine shqiptare, te gjithe jetojme ne shqiperi i shikojme i njohim i kemi tanet.
Përgjigjuka gjujt visin dhe faikun e ka lidh mos hani mut kot kan fillu tu u dridh gjithe martinajt se i kan hy ne dru pastaj!
as visin nuk e ka godit po ka godit nje djal tjeter nderkoh qe nuk ka pat asnje kundershtim nga pala tjeter po ben si hero kot ndoshta ka dash te aplikoj per nai azil
Ti qe gjoja je Patriot ti je nje nga ne te korruptuarit e sistemit te policis o llum i zi te pafte prendia edhe shkofsh si Vis Martin be djall.
Ky polici e ka lene punen sepse ishte merzitur por te gjitha te tjerat jane te verteta .!!!
Boll më me të ashtuquajtura "legjenda"të krimit.Këto nuk ndodhin në shtete ku fuksionon LIGJI, por në ato shtete ku e keqia ka zënë qoshenë dhe zotërit e shtëpisë bëjnë yzmet.Duhen prerë fijet e krimit,por ato prien me ndërimin e gjakut,por me gjak të grupit"0".
Përgjigju