Historiani Uran Butka boton librin 'Masakra e Tivarit edhe përgjegjësia e shtetit shqiptar'

Një ndër plagët më të mëdha, të përgjakshme, por edhe më të pabesa, që është kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës është Masakra e Tivarit. Për këtë studiuesi Uran Butka në këtë përvjetor promovon librin “Masakra e Tivarit edhe përgjegjësia e shtetit shqiptar”.  

Për këtë masakër të projektuar dhe të realizuar nga pushteti komunist jugosllav në muajt mars dhe prill 1945,  studiuesi Uran Butka sjell dokumente edhe nga arkivat e huaja  “Në përvjetorin e Masakrës së Tivarit me përmasa ballkanike përurojmë librin “Masakra e Tivarit dhe përgjegjësia e shtetit shqiptar” një botim i ri, sepse pas përvojave të deritanishme të mia gjatë këtyre 25 vjetëve, sot u jepet lexuesve e vërteta e plotë e bazuar mbi dokumente të reja, mbi arkivin e Shqipërisë, mbi arkivat jugosllave, marrja e dokumenteve nga arkivat britanike, amerikane edhe të Kosovës” tha Uran Butka.

Nuk mungojnë as 30 intervista me të mbijetuar të masakrës dhe listat e njerëzve të vrarë, për të cilët nuk flitet akoma nga shtetet përkatëse.  “Një nga arsyet e këtij botimi është që të zbulohet e vërteta, nga të gjitha shtetet, që për arsye politike e kanë fshehur. Duke zbuluar të vërtetën ne vlerësojmë edhe historikisht këtë ngjarje edhe dënohen edhe masakrat, që mos të përsëriten më kurrë. Masakra e Tivarit u projektua nga shteti komunist jugosllav, por edhe nga ministria e brendshme, komuniste shqiptare. Kolonat me 13 mijë shqiptarë të kalonin nëpër Shqipëri edhe të vriteshin nga shqiptarët edhe regjimi komunist në tokën shqiptare. Kam treguar me fakte, me dokumentet pjesëmarrjen e brigadave të Ushtrisë Nacional Çlirimtare Shqiptare, që shkuan atje, duke u thirrur nga Titoja, që u vunë për të shtypur revoltat e shqiptare, por edhe për të bërë edhe projektin edhe qëllimin e çubriçnoviçcit, që t’i zhdukim shqiptarët nga Kosova, që u përsërit edhe në vitin 1999. Ndërhyri NATO-ja ndryshe do të kishte ndodhur në Tivar” tha ai.

 “Po ashtu edhe në Tivar, ku u vranë 1560 shqiptarë. Ndërsa, në të gjithë rrugëtimin nëpër Shqipëri u vranë 1000 shqiptarë. Këtu është përgjegjësia e shtetit shqiptar. Për shembull, sapo u futën në Kukës nga Prizreni, ata menduan se u çliruan dhe ishin në tokën mëmë, por nja dhjetë kosovarë, që u larguan nga kolonat, u vranë nga rojet shqiptare, nga vet shteti komunist shqiptar, që bashkëpunonte me Jugosllavinë, sepse ishte nën hyqin e Jugosllavisë, për ta bërë edhe Kosovën edhe Shqipërinë, Republikën e shtatë të Jugosllavisë” deklaroi Uran Butka.

 Por çfarë duhet bërë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje? “Në radhë të parë e kanë fjalën historianët, po ashtu edhe shtetet përgjegjës duhet ta njohin këtë masakër, sepse duke e fshehur, plaga majiset, edhe qelbet më shumë brenda trupit dhe jetës së një familjeje, duke e njohur edhe duke kërkuar edhe falje, kapërcehet edhe urrejtja, që është brenda vendeve tona. Unë mendoj edhe që shtetet përkatëse, Serbia, Mali i Zi, edhe shteti komunist shqiptar të kërkojnë falje për këtë masakër, që të kalojnë në paqeje vetëm midis popujve të Ballkanit, por edhe të Europës” përfundoi Uran Butka. Libri u promovua në sallën “Unesco” të Muzeut Historik Kombëtar. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve