TIRANË - Tradita çiklistike në Shqipëri është e hershme dhe  ka një historik të saj.
Turi çiklistik i Shqipërisë është zhvilluar për herë të parë në shtatorin e vitit 1925 me një gjatësi prej 1300 km, ky ishte aktiviteti i parë zyrtar i asaj kohe.
Turi Çiklistik i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë.
Turi i parë çiklistik i Shqipërisë ishte me itenerar: Shkodër - Durrës, Durrës - Fier, Fier - Vlorë, Vlorë - Tepelenë, Tepelenë - Gjirokastër, Gjirokastër - kalohet kufiri me Greqinë në Kakavijë; ndalim tek Ura e Peratit, Ura e Peratit - Leskovik, Leskovik - Korçë, në Korçë një ditë pushim, Korçë - Qukës, Ura e Haxhi Beqarit - Elbasan, Elbasan - Peqin, Peqin - Kavajë, Kavajë - Tiranë.
Në çdo qytet, rezervohej një pritje madhështore, çdo bashki dhe prefekturë siguronte fjetjen, ushqimin, shërbimin mjeksor, duke krijuar një ambjent sportiv. U bë zakon që tre sportistët e parë merrnin dhurata të posaçme.
Në ditën e fundit Ministri i Brendshëm Ceno Beg Kryeziu dha një pritje ku ishin edhe senatori Halit Rroji dhe Drejtori i Përgjithshëm Pertef Pogoni.
Sipas vendit të parë, të dytë dhe të tretë; Jonuz Gjylbegut ju dhuruan 50 napolona, Ali Haverikut 25 napolona./ATSH/