Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, Ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA

Historiku i Forcave të Armatosura, pjesë e Arkivit Qendror Shtetëror, Ministri Vengu vizitë në Arkivin Qendror të FA

Mijëra materiale që i përkasin Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura do të jenë pjesë e Arkivit Qendror të Shtetit. Puna tashmë ka nisur dhe pritet të përfundojë deri në 1 janar 2025.

Ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit Qendror të Shtetit z.Ardit Bido vizituan mjediset e Arkivit të FA, ku u njohën nga afër me proceset e punës dhe sfidat e transformimit digjital të Arkivit Qendror të FA.

Fondet e Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura tregojnë më së miri se si përpjekja për të krijuar, forcuar dhe mirëmbajtur Forcat e Armatosura ka qenë një sfidë që ka shoqëruar të gjitha fazat e shtetndërtimin tonë. Ky Arkiv është pasuruar ndër dekada nga disa fonde të rëndësishme dhe vijon e pasurohet dita-ditës, thuhet në një postim në facebook.

Integrimi i Arkivit Qendror të FA në Arkivin Qendror Shtetëror është një mundësi e mirë për të përmirësuar aksesueshmërinë, digjitalizimin dhe hapjen edhe më të gjerë për studiuesit dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë. 

Ndërkohë vijon puna për perpunimin e disa kilometrave linearë materiale arkivore, ende të patrajtuara nga fondet ekzistuese. Qeveria shqiptare do të financojë ndërtimin e një godine të dedikuar për këtë pasuri të çmuar kombëtare, pranë kompleksit arkivor, me kushte bashkëkohore për 100 vitet e ardhëshme.

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?