HIV, ilaçet shumë shpejt në QSUT

HIV, ilaçet shumë shpejt në QSUT
TIRANE - Prej më shumë se një muaj fëmijët e prekur nga virusi i HIV-it, nuk kanë marrë kurën e duhur. Shkak për këtë është bërë mungesa e dy preparateve Zidovidine dhe Levropin. Mungesa e këtyre medikamenteve për fëmijët, ka bërë që ata të mjekohen me ilaçet e të rriturve. Shqetësimi i ngritur nga kryetarja e personave që jetojnë me HIV/AIDS, e cila thotë se këta dy ilaçe janë më kryesorët nga tre që ka skema.

Këto medikamente kanë më se një muaj që mungojnë në spital, sqaron kryetarja e shoqatës. Po sipas saj menjëherë pasi problemi u bë evident, fëmijët janë mjekuar me medikamentet e të rriturve, por kjo mund të jetë problem për ta sepse ata nuk mund të përthithen si duhet nga organizmi shprehet kryetarja e shoqatës.

“Shkak për mungesën e tyre është keqmenaxhimi i medikamenteve. Kjo vjen edhe si shkak se fëmijë të sëmurë me HIV/AIDS nuk ka shumë. Ndërsa të rritur ka shumë dhe përgjegjësia nga instancat shtetërore është më e madhe” shprehet kryetarja e personave që jetojnë me HIV/AIDS.

ARSYET PSE MUNGOJNË MEDIKAMENTET

Mungesën e këtyre ilaçeve e ka pranuar edhe Ministria e Shëndetësisë. “Kishte një mungesë të tillë, por pas informacionit së bashku me Shefin e Shërbimit të Infektivit të Fëmijëve, drejtorin e spitalit dhe Shefin e Shërbimi  të Infektivit të Rritur ndamë një sasi të medikamenteve nga të rriturit për fëmijët, pra e zgjidhëm problemin në mënyrë akute.

Ne e kemi zgjidhur për momentin çështje, por zgjidhja afatgjatë do të vijë kur të realizojmë prokurimet e drejtpërdrejta” shprehet Drejtori i Politikave në ministrin e Shëndetësie Pëllumb Pipero. Mungesa e këtyre medikamenteve sipas ministrisë së Shëndetësie ka ardhur për shkak të moskoordinimit të mirë të strukturave spitalore.

Pëllumb Pipero u shpreh se “Ka pasur një mungesë komunikimi adekuat ose korrekt midis Shërbimit të Pediatrisë Infektive, drejtorisë së spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për t’i koordinuar gjërat. Në këto raste përgjegjësia është e jona, pra e drejtorisë së spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, po unë nuk mund të lë jashtë përgjegjësisë edhe shërbimet respektive”  thotë Pipero.

PROBLEMET SHËNDETËSORE

Nëse fëmijët e prekur nga virusi HIV/AIDS nuk mjekohen për një kohë të gjatë kjo sjell te ata rezistencë bakteriale dhe bën që të kalohet në linjën e dytë të mjekimit. Shefi i shërbimit Infektiv të Fëmijëve Eli Foto shprehet “Ndërprerja mjekimit sjell rezistencë bakteriale, moskurim  të fëmijës.

Nëse nuk vijnë për një kohë të gjatë pastaj krijon rezistencë trupi ndaj medikamentit dhe do kalohet në linjë të dytë të mjekimit, sepse ka disa linja kurimi”. Sipas mjekes  marrja e ilaçeve të të rriturve nuk ka asnjë problem shëndetësor  për fëmijët.

“Marrja e ilaçeve të të rriturve për fëmijët nuk ka asnjë problem shëndetësor, sepse në momentin që u jepet fëmijëve ai dozohet. I njëjti mjekim është, të njëjtat medikamente përdoren, po për të rriturit medikamenti është në formë tablete, për fëmijët në formë shurupi sepse është më komod ” shprehet mjekja Eli Foto.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi