'Menjëherë pas sekuestrimit të pasurisë të elementëve kriminale, mund të përdoren nga institucionet'. Kjo është risia që zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha në lidhje me aktin normativ anti-KÇK. Pra pasuria që sekuestrohet nga personat e hetuar për krim të organizuar e terrorizëm, iu hiqet në mënyrë të menjëhershme nga përdorimi dhe mund të përdoret nga institucionet ligjzbatuese cilësoi Hodaj në studion e lajmeve në Report Tv.
'Me sekuestrimin i hiqet menjëherë pasuria atyre elementeve dhe mund t'i kalohet institucioneve. Kjo nuk përbën dallim nëse personi është në kërkim ose jo, por të gjithë që përfshihen në kategorinë e krimit të organizuara dhe terrorizmit. Me një kërkesë të OFL drejtori i përgjegjshëm vë sekuestro dhe brenda 24 orëve ia kalon prokurorit. Prokurori ka 15 ditë kohë, Gjykata dhe apelimi 15 kohë të veçanta. Me sekuestrim mund të vendoset disponimi në favor të institucioneve, i hiqen direkt' tha Hodaj.
Një tjetër dallim në aktin normativ anti-KÇK është që nuk fokusohet thjeshtë tek masa me karakter pasuror, por edhe me karakter personal, theksoi Hodaj. Ai shtoi gjithashtu se në asnjë pjesë të ligjit policia nuk merr kompetenca të gjyqësorit.
'Gjithë puna është i bazuar te SPAK. Nuk ka asnjë moment në ligj që policia të marr kompetencat që i kalojnë gjyqësorit. Është në dy hallka, kontroll nga Prokurori dhe Gjykata. Nuk merret me një hetim individual. Legjislacioni që kemi sot është më i miri dhe më agresivi. Nëse deri dje OFL ishte organizuar si një task forcë operacionale, sot është e ligjëruar. Nuk shoh në ligj të ketë një pikë përplasje' tha Hodaj.
Në lidhje me numrin e efektivëve të OFL që janë në terren, Hodaj theksoi se "janë 60 efektivë, ka dhe një pjesë të madhe që bëjnë pjesën e inteligjencës, informacionit, hetimin dhe numri në total i kalon 100'.
Sipas ligjit Policia e Shtetit ka të drejtë të sekuestrojë menjëherë pasuritë e personave në hetim për veprat penale, dhe mund t'i shfrytëzojë ato për qëllime të saj të ndryshme, por pa i dëmtuar ata, në të kundërt do të detyrohet të paguajë dëmet nëse personat nën hetim e justifikojnë burimin e ligjshëm të pasurisë. Pas vendosjes së sekuestros brenda 15 ditëve ka të drejtë që të flasë prokuroria dhe më pas t'ia dërgojë atë gjykatës, e cila gjithashtu ka një afat kohor për të vendosur nëse qëndron apo jo për 15 ditë të tjera. Nëse masa e sekuestros vendoset nga gjykata ajo zgjat për 4 muaj dhe drejtori i policisë së shtetit, mund të kërkojë një shtyrje të saj jo më shumë se 4 muaj të tjerë. Në këtë rast pasuritë e sekuestruara nga krimi mund të shfrytëzohen nga institucionet apo policia për një afat 8 mujor, vetëm në gjendje sekuestro. Më tej nëse merret vendim nga gjykata për konfiskim, prona kalon përfundimisht në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
TRAFIKANTEVE dhe krimineleve mire eshte t'ju merret pasuria,,,por dhe politikanet jane me te ndyre se trafikantet sepse I kane bere shtepite me parate e vjedhura te popullit shqiptar dhe duhet qe spaku tua marre dhe ketyre,,,e ti fuse ne burg me denime te gjata ,,,,nano,,berisha,,meta-kryemadhi,,rama,basha,,,por nje gje nuk e kuptoj sesi te denuar me burgim te perjetshem lirohen nga burgu,,,berisha,,dokle,,frroku,,keta kane vrare njerez dhe ju I lironi ,,kjo eshte e papranueshme ,,,dhe kjo ka ndodhur vetem ne qeverisjen e PS,,populli te hape syte heres tjeter kur te jape voten,,,biles te mos ja jape asnjerit,,...keta jane si nje mut I ndare ne tre pjese.....
PërgjigjuPo qeveritareve,presidentit,politikaneve,antikçk-ja,do ti jape urdher te deklarojne si i kane bere paret,p.sh. Edi Rames,Ilir Metes,ku i gjeten paret qe kane vila,apartamente etj?Apo vetem drogaxhijve te dukshem,eshte ky muhabet.Mund te ja kerkoni edhe Fatmir Medihut per 48 ore documentin e pasurise te shume apartamenteve
Përgjigju