Trajneri i kombëtares së Anglisë, Roy Hodgson ka komentuar zgjedhjen e Adnan Januzajt duke e cilësuar si të drejtë, pasi kosovari me origjinë nga Istogu ka lindur në Belgjikë dhe si rrjedhojë vendimi i ishte normal.

“Januzaj ka lindur në Belgjikë dhe ne nuk duhet të shqetësohemi aspak pse ai zgjodhi të luajë për atë kombëtare. Nuk mund të ndryshojmë rregullat e FIFA-s që nuk e lejonin të luante për Anglinë deri në vitin 2018 dhe në këtë mënyrë ishte e drejtë që të bënte një zgjedhje tjetër. Më vjen keq që gjërat shkuan në këtë mënyrë, por ai nuk është anglez dhe në këtë rast duhet të jemi të drejtë” deklaroi ai

Januzaj sipas të gjitha gjasave do të jetë në listën e Belgjikës për në Botërorin e Brazilit, pavarësisht deklaratave të futbollistëve të ekipi belg që nuk e kanë pritur mirë grumbullimin e kosovarit.  
                                                                                     
d.b/shqiptarja.com