Hodhën tymuese drejt kryeministrisë, zbardhet dëshmia e protestuesve të Berishës: Për këtë erdhëm, jo për shëtitje
Protestuesit hedhin tymuese dhe kapsolle drejt kryeministrisë
Është zbardhur dëshmia e tre personave të shoqëruar në polici për incidentet në protestën e ditës së djeshme. Burime për Report Tv bëjmë me dije se protestuesit kanë deklaruar se kanë shkuar në tubim për atë qëllim, duke konsideruar se protesta e tillë është, jo vetëm për të shëtitur.
Dy prej protestuesve që u vunë nën hetim për prishje të qetësisë publike dhe shkelje të rregullve mbi lëndët plasëse deklaruan në polici se hedhja e tymueseve dhe kapsolleve në drejtim ishte akt proteste.
“Kjo ishte arsyeja përse u mblodhëm në shesh, nuk ishim për të shëtitur”, mësohet të kenë thënë protestuesit.
Mes personave të vënë nën hetim është edhe 21 vjeçari nga Durrësi i cili ishte veshur një uniformë policie dhe po qëndronte në afërsi të dy kullave. Ai u pikas në protestë teksa qëndronte në afërsi të dy kullave, i veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë. Ai u shpreh se nuk kishte pasur qëllim të keqpërdorte veshjen e tij, duke rrëfyer se kishte dëshirë të ishte polic.
Ditën e djeshme protesta e opozitës e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, zgjati për rreth 3 orë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe pas mbylljes protestuesit hodhën kapsolla, flakadanë dhe zhurmues drejt godinës së kryeministrisë.
Pasi përfundoi fjalimin e tij para protestuesve, i shoëruar nga rreth 50 persona Berisha u nis në një ‘marshim’ drejt parlamentit, ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës dhe selisë e PS.
1500 ishin forcat e policisë të angazhuara për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestë, ndërkohë që si zakonisht ishin marrë masa përforcuese në institucionin e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit përballë. Mazhorana ironizoi protestën e djeshme, ndërkohë i vetmi reagim i kryeministrit Rama ka qenë një video e postuar në facebook duke bërë poçe balte.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.6%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
74%
Vota total: 181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Dhurata’ e parë për Shkëmbin, Tirana prezanton mbrojtësin argjentinas
24 Janar, 15:24
-
Tiranë/ Shisnin kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë! Policia sekuestron edhe 10 mijë euro (EMRAT)
24 Janar, 14:53
-
Gjyqi për zhdukjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, Dritan Rexhepi në GJKKO! Seanca shtyhet se mungoi një avokat
24 Janar, 14:01
-
Transferta në Ballsh, Bledi Shkëmbi i Tiranës: Kemi katër mungesa, pse u binda të rikthehem në ekip
24 Janar, 13:55
-
Në mbrojtje dhe sulm, Partizani bën dy afrime në pak orë
24 Janar, 11:42
-
Rama: Një grup kriminelësh në Onkologjik shkaktuan situatë dramatike! Me izraelitët e kthejmë QSUT në qendër ekselence! Rastet e rënda të fëmijëve do kurohen në Izrael
24 Janar, 11:37
-
Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë
24 Janar, 10:10
-
Fajtor për korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon Kryebashkiakun e Rrogozhinës me 1 vit burg! Edison Memolla: Do e ankimoj
24 Janar, 10:01
-
Tiranë/ Vritet postieri në makinë në Kamëz, dyshohet për hasmëri! Autorët me Porsche të zi, gjendet i djegur me armën e krimit! Targat u vodhën në 2023 (EMRI + VIDEO)
24 Janar, 08:35
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
Mjeran jan bere per tu qar hallin. Shkojn pas legenit e sdin ca bejn.
Përgjigju