Një betoniere e cila derdh mbetjet e betonit në bregun e detit në Durrës është filmuar paraditen e kësaj të mërkure. Policia e Durrësit, pas transmetimit të pamjeve, ka hetuar dhe ka shoqëruar drejtuesin e betonieres.
Në një reagim të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës thuhet se shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë, i identifikuar si Gj.N., është ndaluar dhe po procedohet penalisht për veprën penale ‘Ndotja e ujërave’.
“Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale ku shfaqej një automjet i tonazhit të rëndë (betoniere), duke derdhur mbetje betoni në buzë të detit në lagjen nr. 13, Durrës, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas transmetimit të pamjeve filmike në rrjetet sociale menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të betonieres.
Shërbimet e Policisë kanë indetifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin Gj. N., 43 vjeç, banues në Katund të Ri, Durrës, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht drejtuesin e betonieres, shtetasin Gj. N., për veprën penale “Ndotja e ujërave”.
Policia e Shtetit falënderon mediat e qytetarët që denoncojnë raste të paligjshmërisë dhe siguron qytetartët se struktuarat vendore e qendrore të Policisë do të reagojnë në menyrë të menjëhershme për të vënë përpara drejtësisë personat e përfshirë në paligjshmëri e krim”, thuhet në njoftimin e policise.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
23%
-
Jo
68.4%
-
Jam i/e dyzuar
8.6%
Vota total: 152
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Anulohen tri garat për të rijetëzuar stadiumet në Durrës, Vlorë dhe Korçë, Korporata e Investimeve: Nuk u paraqit asnjë aplikant
13 Mars, 16:46
-
Porti në Porto Romano, Rama: Kompania u tërhoq për shkak të krizës! Asnjë presion nga SHBA e BE, faktorë të tjerë s’donin të ishte histori suksesi
13 Mars, 12:46
-
‘Christian Dior’ dhe ‘New Balance’, doganat bllokojnë 5 mijë palë atlete në Durrës e Kakavijë
13 Mars, 08:16
-
Kërkohej në Itali për vjedhje, arrestohet në Portin e Durrësit 42-vjeçari me 5 identitete të ndryshme
12 Mars, 13:54
-
Nëndetësja turke TCG İNÖNÜ mbërrin në Durrës, vizitë në kuadër të bashkëpunimit me Shqipërinë (VIDEO)
11 Mars, 18:35
-
Anulohet tenderi 400 mln euro për portin e ri në Porto Romano, Karakaçi: Kompania u tërhoq, ka përpjekje për të sabotuar projektin
11 Mars, 14:05
-
Porti në Porto-Romano, deklarata e fortë e Ramës: Ka xhelozë, por edhe nga ata që po e luftojnë! I dimë kush janë, projekti do të bëhet
9 Mars, 12:15
-
Humbi 7 familjarë në tërmetin e 26 nëntorit, ndërron jetë si pasojë e një arresti kardiak Albert Cara
8 Mars, 12:27
-
Zbulohet ‘çerdhja’ e prostitucionit në Durrës, në pranga 2 braziliane! Nis hetimi për pronarin e apartamenteve (VIDEO)
8 Mars, 11:23
-
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota
8 Mars, 07:25
-
INVESTIGIMI/ Një email i Dhomës amerikane të Tregtisë hap debatin mbi Portin e ri në Porto Romano, ja e vërteta e shifrave
7 Mars, 21:12
-
Kërcënoi me armë zjarri dy persona, policia i jep fund arratisë së 36-vjeçarit në Durrës
7 Mars, 09:54
Pu pu pu ca bohet
PërgjigjuE kupton ku jemi ore !? Ne mesjete me automjet betoniere duke derdhur beton ne plazh... Kushedi e sa e sa te tjere do Jen duke derdhur diku tjeter . Sensisbilizimi o I gjat qe pervec llotove online I fute drogen edhe injorance! Pastaj te plasi trapi ty e te tjereve ju e keni ne terezi...
PërgjigjuDo Jen themelet per marina bay si beni edhe ju Po shtron themelet ...