HOLANDE- Reformat në sistemin e drejtësisë kanë qenë tema në fokus të një takimi që ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka zhvilluar me homologun e tij Ivo Opselten. Kreu i drejtësisë ndodhet për një vizitë pune në Holandë, ku është takuar me përfaqësues të lartë të vendit. Gjatë takimit me homologun holandez, ministri Naço theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për realizimin e reformave në drejtësi, duke u shprehu se “Reformat do të flasin me gjuhën e Brukselit”.
 
Ndërsa ministri holandez i Drejtësisë, Opselten tha se “Vlerësojmë progresin e arritur. Përgëzojmë qeverinë për ambicien në drejtim të reformave. Rruga e nisur do të sjellë rezultate në luftën ndaj korrupsionit”.
 
Gjatë vizitës së tij në Holandë, ministri Naço është takuar edhe me Presidentin e Gjykatës së Lartë holandeze, Geert Cortens, i cili tha se “është i rëndësishëm integriteti i gjyqtarëve”.
 
Ndërsa ministri Naço në fjalën e tij tha se “Luftën ndaj korrupsionit do e nisim nga gjyqësori”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)