TIRANË- Shtatë vjet pasi mori statusin e vendit kandidat për anëtarësimit në Bashkimin Europian, Shqipëria është një hap larg hapjes së kapitujve të integrimit. Komisioni Europian është i vendosur për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë në muajin qershor dhe është duke punuar për miratimin e kuadrit negociues. Në një vizitë në Tiranë, komisioneri i zgjerimit Oliver Varheliy deklaroi se ekzistonte mundësia që BE të vazhdonte negociatat përpara vetëm me Shqipërinë, ndërkohë që Maqedonia e Veriut punon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë
Mbajta e konferencës së parë me Shqipërinë do të vinte në fakt një vit pas dritës jeshile për negociatat nga Këshilli i BE-së dhe do të kërkonte edhe njëherë miratimin e të gjitha vendeve anëtare, përfshirë edhe një ndër shtetet me qëndrimin me skeptik ndaj vendin tonë, Holandës.
Por çfarë qëndrimi do të mbajë Holanda dhe a do të kërkojë sërish shtyrjen e bisedimeve me Shqipërinë edhe këtë herë?
Në një përgjigje zyrtare, ambasada holandeze në Tiranë thotë se Amsterdami zyrtar nuk ka marrë ende një vendim për negociatat me Shqipërinë dhe se po pret raportin e Komisionit Europian mbi progresin dhe plotësimin e kushteve nga Shqipëria.
“Një vendim për mbajtjen ose jo të konferencës së parë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të merret nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, sapo të bien dakord për kuadrin negociues”, thotë përfaqësia e shtetit holandez në Tiranë.
Duke komentuar raportet që qarkullojnë në qarqet diplomatike se Holanda ka dalë kundër mbajtjes së kësaj konferencë me vendin tonë, ambasada holandeze i hedh poshtë, duke theksuar se vendimi do të merret nga parlamenti holandez.
Ajo thekson megjithatë, se për mbajtjen e kësaj konference e cila do të bëjë të mundur hapjen de facto të kapitujve, Shqipëria do të duhet të ketë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Këshillit Europain në marsit të vitit 2020.
“Holanda do të presë një raport të përditësuar nga Komisioni Europian mbi përparimin e bërë nga Shqipëria për kushtet e vendosura nga Këshilli. Pasi të jetë marrë ky përditësim, qeveria do ta studiojë atë dhe do t'i dërgojë një vlerësim parlamentit holandez”, thekson ambasada holandeze për GazetaSi.al.
Jan plotesuar lesh kushtet ..institucionet ne shqiperi jan nga me te korroptuara ne bot.
Përgjigju