Një qytet holandez të do të jetë i veçantë për llojin e tij. Pritet që të jetë vendi i parë në botë që do të ndërtojë shtëpi me printer 3D për të zvogëluar koston.

Projekti është i njohur me emrin “Milestone” dhe u krijua për të ofruar një zgjidhje për mungesën e muratorëve të kualifikuar në vend si dhe për të shmangur koston e lartë të ndërtimit.

Shtëpia e parë pritet të përfundojë në 2019 dhe do të jetë një shtëpi njëkatëshe me tre dhoma gjumi në Eindhoven.

Menaxheri i firmës ndërtuese është shprehur që shumë shpejt projekti do të jetë i përdorur dhe rreth 5 % e shtëpive do të bëhen duke përdorur printer 3D. Kjo metodë është me lirë sesa ato tradicionale ka thënë menaxheri.

Kjo nuk është hera e parë që përdoret në ndërtim printeri 3D pasi në vitin 2017, Ekipi i Universitetit të Teknologjisë Eindhoven, i udhëhequr nga Theo Salet, ndërtuan urën e parë prej betoni me printer 3D.


(Projekti për shtëpitë 3D)