Holandë, 2 të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin hekurudhor, plagoset dhe autori nga policia

Holandë, 2 të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin hekurudhor, plagoset dhe autori nga policia

Foto nga vendngjarja

Sipas një bilanci të një sulmi që ka ndodhur në stacionin hekurudhor të mbipopulluar të Amsterdamit, në Holandë, bëhet e ditur se dy persona janë plagosur me thikë si dhe autori është plagosur me armë zjarri nga policia.

Policia ka qëlluar kundër një personi të dyshuar pas një plagosjeje me thikë në stacionin qendror të Amsterdamit”, ka njoftuar në “Twitter” policia holandeze, duke saktësuar që stacioni është evakuuar dhe që trafiku hekurudhor është ndërprerë.

Mirëpo ajo deklaron se është e paqartë të flitet në këtë moment nëse incidenti lidhet me terrorizmin.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy të plagosurit, si edhe sulmuesi, janë dërguar në një spital lokal, sipas policisë hollandeze në një postim në “Twitter” të premten.

Pas kësaj ngjarje udhëtarëve iu është këshilluar që të shmangin zonën dhe stacioni hekurudhor është pjesërisht i mbyllur.

Sipas një stacioni televiziv lokal AT5 ka raportuar se incidenti  ndodhi pas një debati që degjeneroi në sulm me thikë.

Mirëpo pasi kishte mbërritur policia në vendngjarje spikati të  dyshuarin dhe më pas e qëlloi, ku ngjarja ka ndodhur rreth orës lokale 12:00. Në fillim u mbyll i gjithë stacioni hekurudhor, por disa shërbime rinisën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?